- Allahu i Madhërishëm në mënyra të ndryshme i sprovon robërit e Tij, në mënyrë që të bëhen të vetëdijshëm për varshmërinë dhe nevojës së domosdoshme për fuqinë e Tij, dhe varësisht arritjeve të mëdha medicinale dhe përparimit të madh teknologjik, ose varësisht nga fama njerëzore, sasisë dhe të mirave dhe vlerave materiale me të cilat disponojnë, vetëm dhe kryesisht Allahu mund të mënjanojë të pakëndshmet e tyre dhe t’u japë dalje nga vështirësia dhe shpëtim të sigurtë!
- Çdo gjë që ndodh nga e mira dhe e keqja, ndodh me dëshirën e Tij dhe përcaktimin e urtë të Tij. Sikur që sëmundja është nga Allahu, njëjtë edhe shërimi është nga Allahu.
- Allahu i Madhëruar për çdo sëmundje e ka dhënë ilaçin efikas, pos për pleqëri dhe vdekje! Njerëzit vetëm duhet ta hulumtojnë ilaçin.
- Pejgamberi, s.a.v.s., para 14 shekujve i ka dhënë rekomandimet se si duhet të sillemi ndaj sëmundjeve infektive.
- Duhet të mbështetemi tek Allahu, xh.sh., duke ndërmarrë tërë faktorët e domosdoshëm individual dhe të mbrojtjes kolektive!
- Nuk duhet harruar se viruset ndonjëherë janë dënim i kësaj bote nga Allahu, xh.sh., për shkak të mëkateve të mëdha të njerëzve dhe amoralitetit që e bëjnë pa turp. Sëmundjet janë vetëm pasojë, ndërsa mëkatet janë shkas i vërtetë.
- Mu sikur që frikësohemi për shkak të përhapjes së sëmundjeve joinfektive të rënda dhe atyre infektive dhe punojmë me pedanteri dhe sistematikisht në prevencën e tyre, do të duhej të frikësohemi edhe për përhapjen e mëkateve në shoqërinë tonë dhe të punojmë në mënyrë sistematike në prevencën, zvogëlimin dhe ndaljen e tyre.
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi