15 C
Pristina
Thursday, September 19, 2024

Shtatë konditat e lumturimit të fëmijës.

Më të lexuarat

Nga: Dok. Mustafa Ebu Sead

Shtatë konditat e lumturimit të fëmijës.

Si ta lumturosh fëmijën tënd.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
Falënderojmë Allahun, Zotin e botëve.
Vëllezër dhe motra! Ju përshëndes me përshëndetjen islame:
Es Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Bereketuhu!
Po vijojmë me një tjetër trajtesë të rëndësishme, që i takon kuadrit të artit të edukimit pozitiv të fëmijëve tanë.
I nderuar prind edukator! A ke menduar ndonjë ditë dhe a e ke pyetur veten tënde se si mund të arrish t’i lumturosh fëmijët e tu? A wshtë e rëndësishme pyetja “Si mund t’i lumturoj fëmijët e mi?” në jetwn twnde prindërore?
Njeriu përgjithësisht e pyet veten e tij sesi mund të arrijë tek lumturia dhe ta konkretizojë atë në jetën e tij, por, një njeri pozitiv duhet tw mendojw gjithashtu edhe pwr mwnyrwn se si mund të arrijw ai t’i lumturoj të tjerët? Njerëzit më primar në këtë kontekst janë fëmijët tanë, ndaj lypset t’ia shtrojmë vetes sonë pyetjen: A janë edhe fëmijët tanë të nevojshëm që të lumturohen dhe gëzohen?! Duke qenë se përgjigja për këtë pyetje retorike është “po”, atëherë pyetja kryesore për ne prindërit duhet të mbetet:
Si mundemi ne prindërit t’i lumturojmë fëmijët tanë?
Ndoshta kjo pyetje mungon tek realiteti i prindërve, baballarëve dhe nënave.
Ne prindërit në mendojmë vazhdimisht, se si t’u sigurojmë fëmijëve tanë lojërat, zbavitjet, mjetet didaktike, rrobat dhe ushqimet që ata duan, por a kemi menduar ndonjëherë se:
“Pse këto gjëra nuk po i lumturojnë realisht fëmijët tanë? A mos vallë qenkan të tjera gjëra, ato që mund t’i lumturojnë dhe gëzojnë ata?”
Ndoshta fëmijët tanë nuk po e ndjejnë lumturinë e dëshiruar prej tyre por dhe prej nesh për ta dhe ky problem ndodh për faktin, se ne e mendojmw lumturinw e fwmijwve tanw sipas mendwsisw tonw si prindwr dhe jo sipas mendwsisw sw fwmijwve tanw.
Të gjithë prindërit pretendojnë, se ata gjithmonë janë në kërkim të lumturimit të fëmijëve të tyre dhe gjithmonë përpiqen t’i gëzojnë dhe kënaqin ata… Kjo është e vërtetë, por problemi këtu qwndron nw faktin,se ne prindërit mundohemi t’i gëzojmë fëmijët tanë sipas këndvështrimit tonë mbi lumturinë, nw njw kohw që ne duhet t’i kënaqim ata sipas vizonit të tyre fëmijëror.
Kur Allahu i jep një fëmijë dikujt prej nesh, ai dëshiron që t’ia plotësojë fëmijës së tij të gjitha dëshirat, i gatshëm të sakrifikoj sa mundet. Në këtë moment të pritjes së fëmijës sonë, ne sjellim në mendje të gjitha ambiciet e fëmijës, të cilat na bëjnë të ndihemi mirë, duke nxjerrë kështu në pah gëzimin, që ky fëmijë ka mbjellë në zemrat tona; gjuha e situatës tek ti thotë: “Fëmija im duhet të jetojë i lumtur”. Kjo është gjendja, në të cilën është gjendur gjithsecili prej nesh, kur ka pritur fëmijën e tij, sidomos të parin. Ky fëmijë është pritur me përqafime të brishta por të çelikta, që sikur kanë dashur ta ruajnë fëmijën nga çdo ligësi dhe rrezik, në gatishmëri të plotë për t’i realizuar të gjitha dëshirat e tij, sapo ai të kwrkojw diçka.
Ti prind i nderuar i qepesh pas lumturisë së kësaj bote, me qëllim që fëmija yt të jetë prej atyre që do kwnaqen në të. Ky instinkt është i ngulitur tek gjithsecili nga ne, baballarët dhe nënat. Të gjithw jemi gatshëm për lumturimin e fëmijës, por pyetja që shtron gjithwsecili është:
Si mund të bëhet realitet lumturimi i fëmijës tim, cilat janë themelet e lumturisë në jetën e fëmijëve? Cilët janë konditat apo kushtet për të përmbushur lumturimin e fëmijëve tanë?
Për të arritur tek lumturimi i fëmijëve tanë, gjenden një sërë konditash që duhen marrë më konsideratë, por konditat më kryesore angazhuese të lumturisë së fëmijëve janë shtatë.
Lumturia është një ndjesi e brendshme, një gjendje shpirtërore, të cilën fëmija e shpreh përmes çehres, lëvizjeve, buzëqeshjes dhe fjalëve të tij. Gjithashtu lumturia e fëmijës është peng edhe i qëndrimeve dhe konditave që ai has në ambientin familjar dhe më gjerë, madje zakonisht lumturia vjen si rezultat i qëndrimeve dhe kushteve, nw tw cilat jeton fëmija.
Por cilat janë qëndrimet apo konditat kyçe, të cilat e bëjnë fëmijën tonë të ndihet i lumtur në jetë?
I nderuar prind edukator! Ke për të parë se këto kondita ndoshta as që të kanë shkuar nëpër mend, as që janë në listën tënde të interesimeve dhe shqetësimeve, ta cilave u ke dhënë përparësi në çështjen tënde të rëndësishme prindërore, atë të lumturimit të fëmijës tënd.
Kondita e parë në këtë kontekst është, ta bësh fëmijën të ndjejë, se ai është i aftë të shënojë arritje apo të korrw sukses. Ndjesia e fëmijës se ai është i aftë për të bërë diçka, përbën shkakun e parë, që e bën fëmijën të ndihet i lumtur.
Kështu për shembull, kur fëmija arrin të ketë sukses në vendosjen e kubeve formuese mbi njëri-tjetrin, ose vendosjen e rregullt të formueseve që formojnë figura të ndryshme, etj, në këtë rast fëmija ndjen kënaqësinë e triumfit, afirmimit dhe vetëbesimit. Kjo ndjesi i jep fëmijës një lumturi të pakrahasueshme.
Prandaj syno gjithmonë, që arritjet e fëmijës tënd të jenë të mëdha, gjë që arrihet duke i dhënë fëmijës shanse dhe mundësi që të arrijw vazhdimisht arritje të reja. Kur fëmija kryen një gjë të vlerësueshme në shtëpi, në shkollë, me familjarët e tij apo këdo tjetër, kjo i jep atij një ndjesi lumturie, që nuk mund t’ia jap asgjë tjetër.
Pra hapi i parë, me të cilin mund ta lumturosh fëmijën tënd, është që t’i japësh më shumë terren për të vepruar, performuar dhe konkretizuar.
Kondita e dytë është ndjesia e fëmijës, se ai gëzon pavarësi në vendimmarrje. Ndjesia e fëmijës se ai është një njeri i pavarur,  tw qenit i vetwdijshwm qw mund të marrë një vendim, përkrahja e mendimit të tij dhe për më tepër zbritja e tij në realitet, e gëzon shumë fëmijën, ia ngre atij në maksimum moralin, ndërton tek ai interesimin dhe i mëson vendimmarrjen. Teknika e vendimmarrjes është një teknikë e shkëlqyer, për të cilën njeriu ka shumë nevojë.  Personi që është i paaftë të marrë vendim, lodhet, u dorëzohet dhe nënshtrohet shumë shpejt të tjerëve. Ai bie shpesh në sjellje devijante, për të cilat më pas pikëllohet gjatë gjithë jetës. Teknika e kultivimit të aftësisë për vendimmarrje, që hulumtimet e zhvillimeve njerëzore kanë theksuar se duhet luftuar që ajo të bëhet tipar i çdo njeriu, është një teknikë që fëmijës i dhuron kënaqësi, madje fëmija e kërkon atë me ngulm.
Kush është në fakt ai që ia dhuron ose e privon fëmijën prej kësaj teknike dhe aftësie brilante, pra prej teknikës së pavarësisë në vendimmarrje?
Në rend të parë, ata janë dy prindërit, babai dhe nëna.  
Fëmija ndjehet se është i lirë dhe i pavarur, kur ai vwren se posedon një mendim të vetin personal, të cilin është i lirë ta thotw pa ndrojtje në familje por edhe më gjerë. Përveç kësaj,  fëmija ndjehet se është i lirë dhe i pavarur, kur ai vwren se krahas të drejtës për të menduar dhe dhënë mendimin e tij, ai ka gjithashtu edhe të drejtë vendimmarrje. Kjo vendimmarrje sado e vogël qoftë në sytë e tu, për fëmijën është një gjë shumë e madhe, ashtu që atij i mjafton fakti se ka marrë një vendim, i mjafton se ka thënë: “Unë dua kështu e kështu” dhe jo “Unë zbatoj atë që të tjerët duan”.
Që t’i japësh fëmijës tënd ndjesinë se ai po bën atë që do vetë dhe se ai po merr vendime që ai vetë i dëshiron, kjo përbën edhe thelbin e konditës së dytë e cila angazhon lumturimin e fëmijës tënd.
Pra t`i mumdwsosh fëmijës, qw të ndjejw se ai posedon aftësi vendimmarrëse, krahas konditës së parë, që i mundëson fëmijës të ndjej se ai është i aftë të shënoj arritje, përbëjnë dy shkaqet brilante, të cilat konkretizojnë tek fëmija ynë lumturinë.
Kondita e tretë është ndjesia e fëmijës, se ai mund të mbështetet në vetvete. Në këtë kontekst përmendim shembullin e fëmijës, që është i aftë ta nisw biçikletën pa e mbajtur askush. Ky sprovim i vetvetes i jep këtij fëmije ndjesinë ngazëlluese të triumfit, gjë që e bën atë të arrijë tek bindja, se ai tanimë është i suksesshëm që të mbështetet në vetvete. T`i japwsh fëmijës shans ta ushtrojë aftësinë e tij për t’u mbështetur në vetvete, përbën edhe konditën e tretë tw shkaqeve që sjellin lumturinë në jetën e fëmijëve tanë. Kjo mund të realizohet përmes disa metodave shumë të thjeshta, si për shembull përmes stimulimit të fëmijës që të vishet vetë, pa ndihmën e tjetërkujt. Lëre fëmijën të përpiqet, sepse suksesi të cilin fëmija e arrin pa u mbështetur tek askush, e bën atë shumë të lumtur dhe e nxit pa masë që të mbështetet në vetvete.
I nderuar prind edukator! Jemi në tre konditat e para që sjellin lumturimin e fëmijës dhe siç po shohim, kwtu nuk janë të pranishme dhuratat dhe sendet materiale. Këto kondita që përmendëm, kanë të bëjnë me brendinë e fëmijës, pasi edhe lumturia e tillë është. Lumturia është një ndjesi e brendshme dhe si e tillë ajo përforcohet me përforcues shpirtëror, që burojnë nga brendia e njeriut. Prej këtu shpjegohet edhe fakti, se si njeriu edhe pse në aspektin material mund të posedojw gjithë sa dëshiron, sërish nuk është i lumtur. Kjo vjen pikërisht nga fakti, se lumturia është mendim apo përshtypje, ndaj dhe gjithkush që kërkon për lumturinë jashtë mendimeve dhe përshtypjeve, vetëm do të lodhet dhe kurrë s’ka për ta takuar lumturinë. Nëse ne posedojmë çdo gjë, por nuk posedojmë mendimet dhe përshtypjet që angazhojnë lumturinë, nuk do arrijmë kurrsesi të jemi të lumtur në jetë. E njëjta gjë vlen edhe për fëmijët.
Po të shohim tek të tre këto kondita apo kushte, do vërejmë se që të tria janë mendime dhe përshtypje të brendshme:
– ndjesia e arritjes dhe suksesit, pra ndjesia se shënova një arritje, përbën një përshtypje të brendshme;
– ndjesia e vendimmarrjes, falë së cilës personi ndjen, se ai ka dhënë mendimin e tij dhe mendimi i tij është respektuar, përbën gjithashtu një përshtypje të brendshme;
– ndjesia se individi është i aftë të mbështetet në veten e tij, përbën një krenari që vjen brendazi.
Të gjitha këto kondita të lumturisë për të cilat folëm deri tani, kanë të bëjnë me ndjesi të brendshme , thënë ndryshe me anën shpirtërore të personit.
Kondita e katërt që konkretizon lumturinë tek fëmija është ndjesia e tij se ai rrethohet nga njerëz që e kuptojnë.
Kësisoj, kur fëmija e sheh veten të rrethuar nga njerëz që e kuptojnë, i vlerësojnë arritjet e tij, i japin atij shanse që të mbështetet në vetvete, i njohin dhe pranojnë aftësitë e tij, ia vënë veshin fjalëve të tij, japin e marrin me të emocionalisht dhe shpirtërisht, kjo e bën fëmijën të ndjej lumturinë që dëshiron, lumturi tw cilwn e dwshiron edhe prindi i tij.
Kjo ndjesi lind tek fëmija, kur ai ndjen se kuptohet nga ata që e rrethojnë, i kuptojnë hapat që ai hedh, kur mjedisi që e rrethon i jep atij terren të bëjë gjëja të reja, të përpiqet që të marrë vendime, të shënojw arritje të reja etj. E gjitha kjo e bën fëmijën të ndjejë lumturinë që i dëshiron vetes, atw lumturi që edhe prindërit e dëshirojnë për të.
Kondita e pestë është, që fëmija të ndjejë respektin e personave që e rrethojnë. Kur ne i respektojmë fëmijët tanë përmes njohjes, pranimit dhe respektimit të aftësive të tyre, kujdesit për personalitetin e tyre, konsultimit dhe bisedimit me ta në gjëra që u përkasin atyre, kur u japim atyre të drejtë të zgjedhin lodrat e tyre të preferuara, llojin e ushqimit që u pëlqen dhe ngjyrën e rrobës që duan; kësisoj ne u japim atyre shanse reale për t’u ndjerë të lumtur. Faktori që ndikon më së shumti tek fëmija, që ai të ndihet i respektuar, është kur ne i japim atij mundësi për të zgjedhur.
Një rregull shumë i rëndësishëm në trajtimin e fëmijëve është: “Jo përcaktimit të trajektores, po ofrimit të alternativës”. Pra nuk duhet qw ne prindërit t’ua përcaktojmë apo imponojmë trajektoren dhe rrugwn fëmijëve tanë, por ata duhet ta përcaktojnë atë vetë për veten e tyre. Ndërkohë ne kemi në dorë që t’u ofrojmë atyre alternativa pozitive. Kjo metodologji konsiderohet si më e arrira në edukimin dhe orientimin disiplinor të fëmijëve tanë.
Vetë Allahu i Lartësuar, Krijuesi i njeriut, nuk ia imponoi atij rrugwn, por i dha njeriut mundësi të zgjedhë, pra i dha alternativa. Madje Zoti i botëve i dhuroi njeriut një vullnet të lirë, që përmes tij të zgjedhë midis besimit dhe mosbesimit, të mirës dhe të keqes. Allahu i Lartësuar e bëri këtë me njeriun, sepse Ai e di më se miri, se është pikërisht potencial i vullnetit ai që e bën njeriun të ndjejë ndjenjën e përgjegjësisë në këtë jetë. Prandaj ky potencial, kjo fuqi që i është dhuruar në natyrën e tij njeriut nga Krijuesi i Lavdishëm, lypset që t’u dhurohet edhe fëmijëve, nën rregullin: “Jo imponimit, po alternimit”.
Kondita e gjashtë e cila u konkretizon fëmijëve tanë lumturinë, është ndjesia e fëmijës, se ai rrethohet nga njerëz që e vlerësojnë dhe çmojnë, ndjesi kjo që nxjerr si domosdoshmëri kualifikimin e prindërve për t`i marrw nw konsideratw dhe pwr t`i vlerwsuar fëmijët e tyre.
Kur prindi i vlerëson përpjekjet e fëmijës dhe e lavdëron atë për arritjet dhe sukseset e tij, kjo gjë forcon tek fëmija ndjesinë e lumturisë, si dhe i zhvillon atij atributet pozitive të mbështetjes në vetvete, pavarësisë, ambicies, arritjes, përparimit, etj.
Kondita e shtatë që siguron lumturinë e fëmijës, është që t’ia shprehim atij dashurinë që gëzojmë për të. Një dashuri e heshtur prindërore nuk mjafton për fëmijën, por duhet medoemos që prindërit t’ia shprehin gojarisht fëmijës së tyre dashurinë që gëzojnë për të, përmes fjalës së butë, ledhatimit, puthjes, përqafimit, prekjes, lodrimit, mbajtjes në prehër, etj. Të gjitha këto janë mesazhe dashurie për fëmijën, të cilat mbërrijnë tek ai dhe fusin në shpirtin e tij gëzimin, kënaqësinë dhe lumturinë e shumëkërkuar.
I nderuar prind edukator! Këto janë shtatë kondita, të cilat nëse arrijmw t’i ofrojmë dhe praktikojmë sa më shumë në jetën tonë me fëmijët tanë, do të shquajmë tek ata lumturinë që dëshirojmë për ta.
Të gjitha këto kondita apo shkaqe nuk kanë fare lidhje me shpenzimet materiale që ne bëjmë për t’u dhuruar fëmijëve tanë lumturinë, përmes dhuratave me të cilat i kemi tejngopur, aq sa ata nuk gjejnë vend ku t’i vendosin.
Këto ishin konditat e lumturimit të fëmijës, kondita jo materiale, që nuk mund të blihen dhe as mund të shiten në treg. Ato kanë një ndikim vendimtar në strukturimin e ndjesive të brendshme të cilat angazhojnë konkretizimin e lumturisë së fëmijës tonë.
Deri në trajtesën e ardhshme u lë në garancinë e Allahut, duke e përshëndetur me përshëndetjen e bukur islame “Es Selam Alejkum ue Rahmetullahi ue Bereketuhu!”
 
 
Perktheu: Altin Torba

Rating: 3.0 of 5. 2 vote(s).

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit