-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Shtate keshilla te shtrydhura per Edin dhe Lulin!

Më të lexuarat

Kreshnik Osmani

Qeveria dhe Opozita kane kohe qe kane hedhur ushtaret e tyre analiste ne media dhe shqiptaret te vendosur si ne nje shfaqje cirku reagojne me shume huti dhe konfuzion ndaj informacioneve dhe kunderinformacioneve te prestigjatoreve dhe te magjistareve te secilit kamp politik.
Nje arsenal i madh kuadrosh partie qe bredhin nga ekrani ne ekran me statusin e analistit “te pavarur” po perpiqen t’i orientojne mendjet e shqiptareve drejt objektivave elektorale te secilit. Kryeministri Rama luan karten e Vettingut dhe te parajses qe do t’u linde dy miljon varfanjakeve te Republikes menjehere pas saj, ndersa opozita perpiqet te binde shqiptaret se vizitat e Bashes ne Uashington do te sjellin rrebeshin e ndeshkimit Trump ndaj Rilindjes sorosiane. Eshte edhe lojtari i trete LSI qe perpiqet me komoditet jo krejtesisht te ç’tensionuar te kontrolloje lojen duke matur here pas here temperaturen politike tek sqetulla e mazhorances dhe tek ajo e opozites.
Jane disa teza te cilat po hidhen here ne menyre te drejtperdrejte dhe here ne menyre te terthorte per konsum mediatik, per te matur pulsin e njerezve si dhe per te stimuluar impulse gjeopolitike te caktuara me qellim ngacmimin e vemendjes se lojtareve te medhenj nderkombetare.
1- Duhet te kemi parasysh nje fakt shume te rendesishem. Loja nderkombetare dhe gjeopolitika do te kene ndikimet e tyre te drejtperdrejta ne çdo lloj zgjedhje politike tek vendet e vogla satelite qe nuk kane peshe specifike ne arenen nderkombetare. Kjo eshte bota e re. Keshtu ka qene edhe me pare, thjesht, tani e tutje kjo do te jete me e theksuar. Pra ne nje fare menyre, ky eshte nje biznes i madh ne tregun e gjeopolitikes dhe perrallat me armiq te brendshem dhe te jashtem, me engjej dhe kriminele, me parajsen qe do te vije nenjehere pas Vettingut, me agjente amerikane dhe ruse, jane krejtesisht pjese e regjise qendrore te kampeve respektive per te manipuluar njerezit ne mos per t’i çoroditur ata. E pare ne kete kendveshtrim edhe Rama edhe Basha po bllofojne dhe po luajne me nervat e njeri-tjetrit, me shpresen qe ai qe i ka nervat me te dobeta te dorezohet.
Le te hyjme ne thelb pa u zgjatur shume. Si po e realizojne ata ketë?!
Perpara se te japim nje pergjigje autoritare lidhur me kete na duhet te sqarojme se:
2- Lobi grek ne Uashington sado i fuqishem te jete (presupozohet me i fuqishmi pas atij hebre) nuk ka fuqi te “bleje” rotacion politik ne tavoline ne Tirane per llogari te Çadres dhe te askujt tjeter edhe sikur te hidhet perpjete dhe se Rama nuk mund te rrezohet me nje sponsorizim politik grek. Kete duhet ta kene te qarte qendrestaret e çadres te cilet ne thelb duhen respektuar sepse kane nje kauze, qe sido ta analizosh qendron. Zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe çlirimin e tyre prej parase dhe influences se narkotrafikut. Kjo eshte kauza e te gjitheve ne, pavaresisht nese jemi pjese e çadres fizikisht ose jo, per te tjera llogari te imeta te cilat nuk duket se ka vullnet te diskutohen sinqerisht. E vetmja qe mund te siguroje rotacionin eshte vendiki i shqiptareve dhe vota e tyre.
3- Aleanca Uashington- Londer (pas Brexit) per te vene ne veshtiresi BE-ne, si dhe hisa e Ankarase, e Moskes dhe e Berlinit ne kete (bosht-loje) me dritehijet e caktuara dhe interferencat e tyre ne Ballkan eshte nje loje shume here me e madhe se pushteti i Rames dhe se aspiratat e Çadres, ndaj perpjekjet per t’u treguar lojtare ne lojen globale jane bllof i paster, qofte nga mazhoranca qofte nga opozita, te pakten per momentin. Nje vend qe e ka Prodhimin e Brendshem Bruto dhe buxhetin vjetor me te vogel se nje skuader basketbolli ne NBA nuk mund te jete shifer e veshtire ne lojen e kombeve.
4- Nuk ka asnje zgjidhje tjeter perveç dialogut politik dhe çdo lloj kokefortesie per te kerkuar zgjidhjen ne Uashington, ne Athine, ne Ankara, apo ne Berlin me synimin e shtypjes se kokes se kundershtarit politik brenda shtepise eshte bllof qe nuk prodhon zgjidhje te qendrueshme dhe qe do ta coje vendin drejt te se panjohures dhe paralizes teresore te institucioneve.
5- Perpjekja e opozites apo e qarqeve prane saj per te mbajtur “sqep” me lojtare te medhenj rajonale strategjikisht te lidhur me Shqiperine dhe me rajonin mund te rezultoje fatale per te, per nje arsye dhe nje llogari shume te thjeshte. Presidenti Trump eshte biznesmen dhe ben vetem llogari sic do te bente cdo president tjeter pragmatist Amerikan. Ai ben llogarite e Shtetit te tij dhe nuk pyet fare per mini shtetet si Shqiperia (qe ka shume mundesi ai te mos e dije fare ku bien ne harte). Ne asnje llogari dhe per asnje arsye ai nuk do te sakrifikonte kartat e medha gjeopolitike boterore siç jane Lindja e Mesme dhe Euro-Azia per llogari te çimkave politike te Shqiperise.
6- Perpjekja e Rilindjes per te blere kohe politike deri ne gjetjen e “çelesave” te dyerve te Administrates Trump si dhe perpjekja per te thyer koka se brendshmi, eshte teresisht e papranueshme, sepse ata jane te vetedijshem se nuk ka dhe nuk mund te kete zgjedhje pa opoziten. Çdo kokefortesi e pa llogaritur sakte mund te çoje ne nderrime kursesh te vete nderkombetareve pasi te fortet dhe te medhenjte nuk japin llogari se ke mbeshtesin. Nje tjeter fakt eshte se amerikanet dhe jo vetem ata, sido qe te jene preferancat e tyre, nuk kane asnje interes per boshllek politik ne Ballkan, aq me teper ne Shqiperi.
7- Perfundimisht, nevojitet dialog politik ose vendi shkon drejt te se panjohures. Te asaj te panjohure te ciles askush nuk mund t’ia parashikoje faturen sot. Jemi ende vendi me i prapambetur dhe me i varfer ne Europe dhe ju keni pergjegjesine politike te mos e digjni me kohen tone. Partite tuaja kane shkulur prej mishit te kohes se kombit 26 vite jete. Po na dogjet serish, mallkimet e historise do ju ndjekin perjete!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit