4.5 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Shqiptari vret vajzën dhe burrin e saj gjerman

Më të lexuarat

Në pasditen e së premtes ka ndodhur një ngjarje tragjike në një familje shqiptare që jeton në Bavari të Gjermanisë.
Mediat gjermane raportojnë se një baba ka vrarë vajzën e tij dhe bashkëshortin e saj.

Sipas zyrtarëve të policisë gjermane, në orët e hershme të mbrëmjes të së premtes, janë dëgjuar të shtëna në fshatin Kosching, në qarkun Eichstat në Bavari.

Kjo i ka alarmuar fqinjët të cilët e kanë njoftuar policinë për ndodhinë.

Oficerët e policisë, Kryqi i Kuq dhe ambulanca kishin shkuar menjëherë në vendngjarje, por ishte shumë vonë për të dhënë ndihmën e tyre.

Mjekët më vonë kanë konstatuar se të qëlluarit, Andreas 35 vjeç dhe bashkëshortja e tij Sanie R. 39 vjeçare kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Sipas informacioneve të para vajza është qëlluar në zemër kurse burri i saj në kokë.

Revolja ishte e shqiptarit me banim në Gjermani, Iseni S i cili është 68 vjeçar e është babai i viktimës Sanie. R, raporton gazeta gjermane Bild, transmeton Klan Kosova.

Policia e Ingolstadt ka konfirmuar se çifti u gjet i vdekur në ndërtesën e apartamentit të tyre në Kösching të premten në mbrëmje.

Menjëherë pas kësaj, babai i gruas që ka jetuar në shtëpinë e tij në vendin fqinj, u arrestua si i dyshuar për krimin.

Arma e vrasjes është gjetur në banesën e pensionistit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit