Sami Leka me prejardhje nga Maqedonia ishte dënuar me burgim të përjetshëm në SHBA, pasi ishte akuzuar për një vrasje. Por pas 12 viteve, ai është liruar nga të gjitha akuzat që kishin të bëjnë me të.
Ai në emisionin “DeenShow” ka treguar se si ka filluar të njihet me Islamin edhe pse ai i thoshte vetes musliman. Krejt udhëtimin e tij të njohjes me Islamin e kishte pasur kur kishte udhëtuar me një taksist musliman.
Ajo çfarë e kishte bërë Lekën të interesohej për Islamin ishte një veprim i taksistit. Sami Leka ishte në taksi së bashku me gruan e tij, por shoferi i taksisë pasqyrën e brendshme të makinës e kishte ngritur nga tavani. Kjo i kishte bërë përshtypje Lekës dhe e kishte ftuar taksistin për një gotë raki në shpinë e tij.
Taksiste ishte një besimtar i devotshëm musliman, duke i dhënë kartëvizitën duke i thënë se ato të takohen në ndonjë lokal ku nuk shërbehet alkool.
Por pas pak ky arrestohet për një vrasje që nuk e ka bërë dhe dënohet me burgim të përjetshëm. Ai ishte burgosur në ditën e dytë të Ramazanit, por kjo ka qenë një kthesë e madhe për të. Edhe pse ai nuk agjëronte e as që praktikonte Islamin, atij i hapet dera e shpëtimit në dunja e në ahiret duke bërë kërkime më të mëdha mbi Islamin.
Ai sot është i lirë dhe është një praktikant i devotshëm i fesë Islame. Allahu e ruajt vëllain tonë./KohaIslame.com/