-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Shqiptari hedh në gjyq “News of the World”

Më të lexuarat

Shqiptari Besnik Qema i dënuar për trafik droge ka hedhur në gjyq tabloidin tashmë të mbyllur “News of the World” të Murdokut, por padia e tij është hedhur poshtë nga Gjykata e Lartë në Londër.

Qema pretendonte se Mazher Mahmood, kryeredaktori i hetimeve në gazetën tabolide të mbyllur të së dielës, së manjatit të medias Rupert Murdok, e kishte “shtyrë dhe detyruar” atë të shiste drogë të klasit A, Kokainë.
Ai është burgosur në mars të 2005 pasi pranoi fajësinë për këtë vepër penale dhe posedimin e një pasaporte fallco. Gjykatësja britanike Justice Sharp nga Gjykata e Lartë e Londrës vendosi se Qema “nuk kishte perspektivë realiste për sukses” në procesin kundër kompanisë mediatike News Group.
Qema është arrestuar në 12 shkurt të 2005 pasi editori i “News of the World” për hetimet, Mahmood informoi policinë për hetimin e fshehtë të gazetës.Të nesërmen kjo gazetë botoi arrestimin e Besnik Qemës me fotografinë e tij dhe me titullin “Asylum’s Mr Big”.
Besnik Qema i tha gjykatës se ai ishte kurdisur nga një person me emrin Florim Gashi, njofton “The Guardian” e Londrës, një kontakt i besuar i Mahmood, i cili kishte punuar në disa hetime të kësaj gazete.
Emri i azilantit kosovar Florim Gashi ka dalë edhe gjatë hetimeve ndaj kompanisë së Murdokut për përgjimet përpara disa muajsh, ku Gashi është cilësuar si dëshmitar i pabesueshëm në rastin e lajmit për komplotin që rezultoi një fiasco, për rrëmbimin e gruas së Dejvid Bekam në 2002 Viktoria Bekam.
Në gjykatë u tha se Gashi ishte paraqitur si femër me emrin “Aurora” në një chatroom në internet dhe kontaktoi me Qemën. Më pas të dy kanë pasur disa telefonata ku Gashi mbajti të hapur mundësinë e romancës apo seksit mes tyre dhe një punë më tërheqëse nëse Qema do ta furnizonte atë me kokainë dhe një pasaportë britanike fallco, thuhet në informacionet e Gjykatës së Lartë në Londër.
Në procesin gjyqësor u tha se Qema më pas kishte rënë dakord për furnizimin me kokainë dhe pasaportën gjatë një takimi me “Aurorën” në hotelin “Hilton” në qëndër të Londrës në 12 shkurt të 2005.
Editori i hetimeve të gazetës “News of the World”, Mazher Mahmood kishte njoftuar policinë dhe Besnik Qema ishte arrestuar në ambientet e hotelit./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit