11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Këshilli ushtarak i Egjiptit, do të largohet nga pushteti para 30 Qershorit

Më të lexuarat

Pushteti ushtarak i Egjiptit i kërkoi këshillit për ushtrinë që të shmang kritikën në rritje për administrimin e saj ndaj vendit pas përleshjeve vdekjeprurëse e që kanë rritur tensionet përpara një votimi presidencial i cili do të mbahet në më pak se tre javë.
Këshilli shprehu keqardhjen për përleshjet që lanë shumë viktima të vrarë dhe të plagosur, sipas një konferencë për shtyp nga Këshilli Suprem për Forcat e Armatosura (scaf). “Ndërhyrja e forcave të policisë i ndali përleshjet në Abbassiya,” tha gjeneral majori Mohammed al-Assar në konferencën për shtyp në Kajro.
Ai shprehu angazhimin e këshillit (scaf) për përfundimin e pushtetit të ushtrisë para 30 qershorit. “Nëse ne duam t’i falsififikojmë zgjedhjet, ne mund ta kishib bërë këtë duke i falsifikuar votimet parlamentare,” tha Assar.
“Ne jemi të etur për të patur zgjedhje të lira dhe të drejta presidenciale dhe nuk është e vërtetë se ne kemi ndaluar OJQ-të e huaja nga monitorimi i zgjedhjeve tona. Ne kemi ftuar OJQ-të e huaja për të monitoruar zgjedhjet e ardhshme, duke përfshirë Shoqatën Carter, “tha ai.
“Vetëm populli egjiptian do të vendosë emrin e presidentit të ardhshëm”, nënvizoi ai.
“Ne mirëpresim çdo marshim milionësh (të protestuesve) për të shprehur mendimet e tyre në mënyrë paqësore. Por ne refuzojmë kaosin “, tha Assar në përgjigjigjen e tij ndaj një pyetjeje të korrespondentit të Al Arabiya në Kajro, duke iu referuar marrshit të planifikuar prej një milion protestuesve të quajtur” The End “.
“Disa njerëz insistojnë të bëjnë ngjashmëri mes ditëve të sotit dhe ditëve të regjimit të mëparshëm, krahasim i cili është krejtësisht i gabuar,” tha ai.
I pyetur në lidhje me krizën e fundit në mes të Egjiptit dhe Arabisë Saudite, që i detyroi Mbretërinë për të tërhequr ambasadorin e saj për konsultim dhe për të mbyllur ambasadën e saj në Kajro dhe konsulatat e saj në mbarë vendin, Assar tha se Egjipti është i lidhur me Arabinë Saudite me lidhje historike.
“Ne kemi kontaktuar me shtetasin egjiptian të mbajtur në Arabinë Saudite dhe ne e ndihmuam atë për të kontaktuar me familjen e tij. Por ka qenë shumë fyerje të drejtuara në Arabinë Saudite. Kjo është arsyeja pse Field Marshali Tantaëi nxitoi për të thirrur Mbretin Abdullah për t’i qartësuar gjërat, “tha ai.
“Ambasadori i Arabisë Saudite do të kthehet shumë shpejt dhe të gjitha konsullatat e Arabisë Saudite do të jenë rihapur. Ne [Egjiptasit] duhet të kontrollojmë temperamentin tonë. Ne duhet të marrim mësim nga kjo krizë. Ne nuk duhet të lejojmë që asnjë minoritet të na detyrojë në prishjen e marrdhënieve me lidhjet tona të thella që i kemi me vendet e tjera. Arabia Saudite ka ofruar mbështetje të madhe në Egjipt, pas revolucionit, “tha ai.
Assar paralajmëroi se Egjipti është duke u përballur me një kërcënim dhe çdokush duhet të të përballet me kërcënimet. “Përleshjet në Abbasiya rezultuan me hubje të 4 miliardë LE në bursë,” tha ai.
Luftimet të mërkurën në afërsi të Ministrisë së Mbrojtjes në Kajro mes protestuesve dhe sulmuesve të panjohur lanë shumë të vrarë dhe të plagosur.
Kritika ndaj gjeneralëve u përcoll shpejt, kryesisht për përgjigjen e vonuar ndaj dhunës, dhe nxitën Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura lejtnant Sami Anan të ankohej se ushtria ishte bërë një hallkë prej hallkave të fajit. Sunduesit ushtarakë kanë paralajmëruar vazhdimisht që duar të fshehta po veprojnë prapa shumë trazirave pas përmbysjes së presidentit Hosni Mubarak.
“Ne kurrë nuk do të lejojmë për një konfrontim apo dhunë me protestuesit,” al-Ahram citon drejtuesin shtetërore Anan të ketë thënë pas një takimi me grupet politike, të mërkurën.
Gjatë takimit, i cila u bojkotua nga disa fraksione politike kryesore si një shenjë proteste ndaj dhunës, Anan tha gjithashtu se ushtria po shqyrton mundësinë e dorëzimit të pushtetit në 24 Maj në qoftë se një fitues i qartë del nga raundi i parë i zgjedhjeve. Raundi i parë i votimit është planifikuar të mbahet më 23-24 maj.
Senatori amerikan John Kerry, i cili takoj Field Marshallin Mohammed Hussein Tantaëi, kryetarin ushtarak të Egjiptit, u tha gazetarëve të enjten se ai besonte se ushtria donte të shkonte përsëri në kazerma dhe t’ua lejoj politikën politikanëve.
Vëllazëria myslimane, e cila ishte në mesin e atyre që bojkotuan takimin e së mërkurës, tha se ushtria ishte fajtore për dhunën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit