-0.1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Shqiptarët vendosin të marrin pjesë në regjistrimin e popullatës në Serbi

Më të lexuarat

Shqiptarët në Serbi do të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë, që do të nisë më 1 shtator.

Liderët e partive politike nga Bujanoci dhe Presheva, si dhe përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar i Shqiptarëve, u pajtuan lidhur me këtë vendim.

“Unë pres që përmes procesit të përzgjedhjes së inspektorëve dhe përmes procesit të përzgjedhjes së regjistruesve të plotësohen të gjitha kushtet që janë vendosur, të ketë regjistrues të shqiptarëve dhe formularët të jenë në gjuhën shqipe dhe të mundësojnë regjistrimin e të gjithë qytetarëve të Republikës së Serbisë, që do të thotë edhe qytetarëve të kombësisë shqiptare”, tha Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Bujanoc, për televizionin publik serb.

Në këtë census të ri do të regjistrohen edhe ata që punojnë përkohësisht jashtë Serbisë. Pjesëmarrja e shqiptarëve në regjistrimin e popullsisë vjen pas bojkotit të censusit të vitit 2011 dhe tashmë mund të dihet me saktësi numri i tyre./A2 CNN

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit