Sot bota numëron 244 milionë emigrant. Një studim i fundit i kryer nga “Pew Research Center” me të dhënat e vitit 2015 tregon se sot, 9 vende kanë humbur më shumë se 1/5 e popullsisë së tyre.
Një e treta e atyre që kanë lindur në Bosnje – Hercegovinë jetojnë tani jashtë vendit. Ndërkohë që 28 % e shqiptarëve e kanë braktisur gjithashtu vendin. Shqipëria zë kështu vendin e dytë në botë, me më shumë se 1 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë.
Në Armeni ¼ e popullsisë jeton jashtë territorit, sipas të dhënave të vitit 2015. Në listë janë Kazakistani, Trinidad Tobako, Maqedonia e Portugalia.
Në disa raste arsyeja e emigrimit janë konfliktet e armatosur dhe rreziku i jetës. Shumica e boshnjakëve u larguan gjatë luftës. 30 % e 1.65 milionë banorëve, e braktisën vendin.
Në Siri, 22 % e popullsisë e ka lënë vendin që nga shpërthimi i luftës civile.
Vendet e tjera janë braktisur për të gjetur mundësi më të mira ekonomike. Këtu bën pjesë edhe Shqipëria ku varfëria është në nivelin 46 %.
Sipas raportit, emigracioni ka efekte demografike thelbësore tek kombet. Për shembull, nga Shqipëria janë larguar shumë të rinj. Ndërsa nga Trinidad Tobako më shumë grupe të arsimuarish.
Largimi i të rinjve ndikon në plakjen e popullsisë dhe lënë boshllëqe të rëndësishme në aftësitë e vendeve të origjinës së emigracionit.
https://www.facebook.com/worldeconomicforum/videos/10154016091061479/