Gazeta e mirënjohur britanike “The Sun” ka publikuar fotot e e hedhura në profilet e disa shqiptarëve në snapchat apo në faceboook, të cilët akuzohen për përfshirje në trafik droge dhe prostitucioni. Ata i kanë postuar këto foto me para për tu mburrur. Shqiptari Olsi Behelulit, me banim në Harroë në Perëndim të Londrës në snap chat ai ka postuar një foto teksa ndodhet para një mali me para.
Aktualisht Olsi Beleluli është i arrestuar dhe po kryen dënimin prej 11 vitesh burg për poseidim të heroinës dhe kokainës në vlerën e 4 milionë paund. Fotoja e 24 vjeçarit i rrethuar nga një shumë prej 250 mijë paundësh është zbuluar nga policia. Ndërsa Bes Besiaj ka dalë në foto si i uritur dhe tufa e parave që ka në dorë është aq e madhe sa nuk ia zë as goja.
Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani e ka quajtur kërcënim të madh për shkak të lidhjeve të shqiptarëve me krimin e organizuar, shkruan “The Sun”. Pak ditë më parë ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman MBE gjatë një vizite në Shkodër theksoi “Kokaina mbetet shqetësim, pasi një pjesë e madhe e tregut administrohet nga shqiptarët. Kjo është një çështje që po bashkepunojmë me qeverinë në Tiranë për t’i luftuar.”
Luan Plakiçi i dënuar me 23 vjet burg për akuzën e shfrytëzimit të 60 vajzave për qëllime prostitucioni ka postuar në rrjetet sociale një foto ku i shtrirë në divan mban në dorë një shumë të madhe parash. Ndërkohë Ardi Beshiri u arrestua pasi iu gjet kokainë në çorapet e tij. Ai ka postuar një foto në facebook teksa mban një shumë të madhe parash.