Shqiptarët mes Lindjes dhe Perëndimit.. të problemeve!
- Nuk ndërrohet mentaliteti i një populli përderisa nuk përcaktohen se cilit qytetërim i përkasin (ose duan t’i përkasin!).
- Ajo që unë njoh si qytetërim dhe kulturë është mishërim shpirtëror, material, kulturor, institucional dhe estetik i një botëkuptimi. Nëse ky botëkuptim është Perëndimi respektivisht perëndimor, atëherë në mendjen tonë duhej ngjallur disa imazhe pozitive për të, si: arritjet në shkencë, rregulli, fuqizimi i ligjeve, teknologjia, zhvillimi etj. dhe asesi të na krijohet ideja që bashkë me këto, pashmangshëm të vijnë në përditshmërinë tonë si ligje e rregulla edhe jeta e hollivudit, terrori, shpërbërja e familjes, krimet etj.
- Njeriu duhet të veprojë sipas “listës së kredos”, ngjitur me të, sipas parimeve morale, të cilat gjejnë jetë në kohë dhe hapësirë. Pra, besimet e parimet janë pjesë e një mënyre jetese.
- Perëndimi e Lindja, nuk janë (vetëm) luftë mes Kishës dhe Xhamisë. Kur përmendet Perëndimi (si Evropë) dhe (Lindja) si Islam, duhet përmendur edhe elemente të tjera si: feja, arti, kultura, filozofia, shkenca, gjeopolitika, teknologjia, imperializmi, socializmi, demokracia e shumë të tjera.
Nëse dëshironi ta vazhdoni mëndësinë e gjuhës evropiane të shekullit XIV e ta quani Perëndimin “vendi ku perëndon dielli”, vazhdojeni, mirëpo ka edhe mëndësi tjetër që e quan Perëndimin si “perëndim të Azisë”.
- Perëndimi dikur, para “gjetjes” së Amerikës, ishte dhe mbetet në thelb: Evropa. A mundet dikush ta mohojë se realisht Evropa ka lidhje të thellë me Azinë? Padyshim që jo.
Ke (madje) edhe lidhje mitologjike të fjalës Evropë (e, jo vetëm) që tregojnë lidhjet e thella me Azinë.
- Nëse Evropa është shfaqur në skenën e historisë pasi është projektuar si entitet me identitet dhe fat të përcaktuar, si mendoni se do të shfaqet “Shqiptaria” kur ajo është ndërtuar me elemente joevropiane dhe identitet TJETËRSIMI?
- Muslimanët janë “tjetri” i “Shqiptarisë”, duke u bërë objekt talleje dhe objekt kategorizimi politik, fetar, kulturor e mediatik. Pjesërisht, fajin e ka keqinterpretimi i Islamit. Pjesa tjetër e fajit, endet në gojën “e të ligut për mend”.
- “Aktualitet ndoshta”: Vrasjet dhe problematikat tjera në shoqëri, nuk zgjidhen duke e rrëmby Evropën nga këmbët, por nga koka. Nga këmbët e Evropës është Bibla. Nga koka është një Evropë statike, e vetme dhe homogjene.
Perparim Blakaj