0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Shqiptarët e Butelit: Nuk e dojnë as kryqin as Ali Ahmetin (Video)

Më të lexuarat

Këshilltarë e BDI-së në komunën e Butelit thonë se do të ankimojnë vendimin për ngritjen e kryqit në rreth-rrotullimin e kësaj komune në drejtim të rrugëve Boce Ivanova dhe Aleksandar Urdarevski. Sipas tyre, këshilltarët maqedonas nuk kanë respektuar ligjin e badenterit pasi vendime të tilla sipas këshilltarit, Naim Saliu duhet të miratohen me pëlqimin edhe të këshilltarëve e bashkësive etnike jo shumicë. Saliu thotë se me këtë vendim VMRO-ja përfundimisht ka përçuar mesazhin se nuk dëshiron bashkëjetesën ndërentike.

“Edhe ne nuk e kemi të qartë dhe ishim në mbledhjen e komunës së Butelit dhe në materialet që na kanë sjell para tetë ditëve nuk kemi njohuri për këtë kryqit që do të vendoset këtu. Dje përfundimisht këshilltarët e VMRO-së treguan se nuk duan bashkëjetesë me bashkëvendësit këtu. E do të bëjmë ankesë deri tek gjyqi i RM –së dhe mendoj se do ta parandalojmë këtë situatë”, tha Naim Saliu, Këshilltar i BDI-së.

Vendimi është kundërshtuar edhe nga këshilltarët e PDSH-së në qytetin e Shkupit duke theksuar se vendosja e përmendoreve është në kompetencë të qytetit të Shkupit. Nga PDSH-ja thonë se vendimi për vendosjen e kryqit është pasojë e veprimit të BDI-së për vendosjen e shqiponjës në Çair.

“Inskenimet e këtilla, sikur që ishte vendosja e shqiponjës së vogël nga Komuna e Çairit janë vetëm reflektim i dyfytyrësisë politike të BDI-së. Të gjithë këto fëlliqësira kishin për qëllim hapjen e terrenit për vendosjen e kryqit gjigant… Pyesim publikisht BDI-në se çfarë është në radhë? Vallë do ti detyrojë shqiptarët që para dyerve të shtëpive, në oborre e tyret, por pse jo edhe në qafë të na i varin kryqet dhe fotografitë e çiftit Ahmeti-Gruevski?”, thuhet në reagimin e PDSH-së.

Qytetarët e komunës së Butelit të anketuar nga Alsat thonë se nuk kanë asgjë kundër maqedonaseve por një vendim të këtillë e konsiderojë si një përpjekje për të prishur bashkëjetesën në këtë lagje.

“Nëse jetojmë në një shtet demokratik dhe evropian besoj se duhet të njoftohemi nga ana e komunës ose përfaqësuesve tanë që marrin votën dhe duhet dikujt ti përgjigjen apo të tregojnë se çfarë do të bëhet në këtë vend këtu”.
“Se dua kryqin dhe s’ka dilema aty”.

“Na jemi edhe kundër kryqit edhe kundër Ali Ahmetit”.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski sot iu shmang interesimit të Alsat lidhur me miratimin e nismës për vendosjen e kryqit. Nga komuna e Butelit edhe një herë konfirmuan se tani për tani këshilli vetëm se ka caktuar vendin për vendosjen e tij më kërkesë të Kongresit Botëror Maqedonas. Nga komuna ende nuk kanë pranuar ndonjë projekt për dukjen apo lartësinë e kryqit. Kryqi në Butel vjen si përgjigje e VMRO-së për vendosjes së Shqiponjës nga BDI-ja në një rreth rrotullim në lagjen e Topanës në Çair. /Almakos

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit