0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Shqiptarët do të fitojnë çdo luftë, sapo të kenë mbaruar betejat me veten”

Më të lexuarat

Pas mbërritjes në Tiranë, kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka thënë se ata do të shkojnë në Evropian si Shqipëria e madhe.
Lojtarët dhe stafi i Kombëtares kanë mbërritur në tokën shqiptare, ku më pas janë pritur si heronj të vërtetë.

“Në emër të ekipit është shumë e vështirë të gjejmë personat të cilët brenda vendit në institucione dhe shoqëri, të gjithë e dinë pasionin për vendin, është vështirë të kuptosh të sakrificën dhe mundin. Disa janë këtu sepse e dinë që I nderojnë familjarët e tyre dhe veten dhe si unë më i vjetri në Kombëtare”.

“Kemi ardhur me një qëllim dhe vlerësimi na gëzon shumë. Në emër të ekipit jemi krenar dhe të lumtur që të tjerët i bëmë të lumtur. Unë e thash edhe dje, pavarësisht se e kemi fatin në dorën tonë, ‘Shqiptarët do të fitojnë çdo luftë, sapo të kenë mbaruar betejat me veten”.

“Suksesi është meritë e djemve që duhet të merren si shembull, deri të magazinieri. Në Evropian do të shkojmë si Shqipëria e Madhe”, ka thënë për fund Cana duke elektrizuar atmosferën në sheshin “Nënë Tereza”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit