1.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Shqipëria ruan pozicionin në çështjen e Jerusalemit

Më të lexuarat

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nëpërmjet një deklarate për shtyp thekson se vota e Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së reflekton pozicionin e Shqipërisë të pandryshuar për këtë çështje.

-Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Pozicion i pandryshuar në çështjen e Jerusalemit 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar menjëherë pas votës në OKB pro rezolutës që nuk pranonte vendimin e SHBA-së për njohjen e Jeruzalemit, kryeqytet të Izraelit.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nëpërmjet një deklarate për shtypthekson se vota e Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së reflekton pozicionin e Shqipërisë të pandryshuar për këtë çështje.

Vota jonë sot, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së reflekton pozicionin tonë të pandryshuar për këtë cështje. Shqipëria i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jeruzalemin, bazuar në një numër të konsiderueshëm dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj të linjëzuar me Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratën e MEPJ.

Vlen të përmendet se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi para disa ditëve me një maxhorancë të gjerë me 128 vota pro kësaj rezolute dhe nëntë kundër, ndërsa 35 vende vendosën të abstenojnë.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit