3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Shqipëria rast unik në Evropë. Ekonomia pëson rënie – shpenzimet e familjeve rriten

Më të lexuarat

Në vitin 2020 ekonomia e gjithë botës shënoi rënie për shkak të ndikimit negativ që dha përhapja e pandemisë COVID-19 në vitin e parë të saj.

Sipas të dhënave të INSTAT, ekonomia e Shqipërisë shënoi rënie me 4 për qind por në paradoks më të dhënat e Evropës në vend që të shpenzimet e familjeve shqiptare të uleshin, për shkak se ekonomia ra, ato përkundrazi u rritën.

Në vitin 2020 ekonomia evropiane shënoi rënie me 6.4 për qind, por ndërkohë shpenzimet mesatare të familjeve shënuan tkurrje mesatare me 8 për qind.

Nga të dhënat e Eurostatit, në Evropë shpenzimet e familjeve shkuan në të njëjtën trajektore me zhvillimet ekonomike, ndërsa në Shqipëri ekonomia ra, por shpenzimet e familjeve për vitin pandemik u rriten me 1.5 për qind. Duke e krahasuar me të dhënat e Eurostat, Shqipëria është i vetmi evropian që ndonëse ekonomia pësoi rënie shpenzimet e familjeve u rriten.

Eurostat raportoi se në vitin 2020, shpenzimet e konsumit të familjeve në BE u ulën me 8 për qind, në mënyrë të paprecedentë krahasuar me vitin 2019. Në fakt, të gjitha shtetet anëtare të BE-së shënuan një rënie në shpenzimet e konsumit të familjeve.

Ky është reduktimi më i madh vjetor i regjistruar që nga fillimi i serive kohore të Eurostat dhe kjo ndodhi për shkak të efekteve të pandemisë COVID-19. Masat e distancimit social, kufizimet e vendosura nga qeveria për lëvizjen e njerëzve dhe aktivitetet ekonomike jo thelbësore ndikuan rëndë shpenzimet e konsumit të familjeve.

Të krahasuara me vitin 2019, shpenzimet e familjeve në vitin 2020 pësuan rënien më të madhe në Maltë me rreth 22 për qind, e ndjekur nga Kroacia, Spanja dhe Greqia me rreth 16 për qind.

Nga ana tjetër, uljet më të vogla u regjistruan në Sllovaki dhe Danimarkë me rreth 2 për qind, të ndjekura nga Lituania dhe Polonia me rreth 3 për qind, ndërsa Shqipëria kishte rritje me 1.5 për qind.

INSTAT thotë se shpenzimet mesatare mujore për konsum për një NjEF, të përbërë mesatarisht nga 3.6 persona ishin 83,475 lekë. Vlerësimi i shpenzimeve mesatare mujore për konsum të NjEF-ve në vitin 2020, është 1.5 për qind më i lartë se në vitin 2019. Në Shqipëri, shpenzimet e konsumit u udhëhoq grupin “Shëndet” me 28 për qind. INSTAT raportoi se rritja e shpenzimeve për këtë grup erdhi nga rritja e lartë e shpenzimeve për vitamina gjatë pandemisë.

Shpenzimet e bëra në grupin “Restorante dhe hotele” kanë shënuar rritje prej 17.1 për qind, krahasuar me vitin 2019, rritje e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve për nëngrupet: “qëndrime dhe shërbime për një natë në hotele, komplekse hotelesh, fshatra turistike, kampingje brenda vendit” si dhe shpenzime për “ushqim të shpejtë përfshirë edhe shërbimet taksi të ofruesve të ushqimit”.

Shpenzimet e bëra në grupin “Transport” kanë shënuar një rritje prej 5.7 për qind, krahasuar me vitin e kaluar, rritje e cila ka ardhur kryesisht si rezultat i rritjes së shpenzimeve të nëngrupeve: “shpenzime për qira të garazheve/hapësirave të parkimit si dhe “shërbimet taksi”. /Monitor/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit