4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Shqipëria mbështet integritetin territorial të Ukrainës

Më të lexuarat

Rama ka deklaruar se kanë marrë konfirmimin përfundimtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit se SHBA-ja dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtëse, sipas tij, ky është termi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve e Bashkuara, lidhur me çështjen e Ukrainës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se kanë marrë konfirmimin përfundimtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit se SHBA-ja dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtëse, sipas tij, ky është termi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve e Bashkuara, lidhur me çështjen e Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për mediat, me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, kryeministri Rama tha se rruga për të adresuar këtë tension (Tensioni Rusi-Ukrainë), që sipas tij rritet çdo ditë, dhe këtë konflikt që është burimi i tensionit, është rruga e bisedimeve.

“Për të qenë pak më konkretë, krijimi i këtij çifti SHBA dhe Shqipëri në Këshillin e Sigurimit për të qenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës është ndërmarrë për të garantuar një angazhim aktiv dhe të vazhdueshëm me nisma konkrete që të dyja vendet, tanimë partnerë të ngushtë në këtë proces do të ndërmarrin, gjë që konfirmon qartësisht një pozicion paekuivok të vendit tonë dhe nga ana tjetër duke qenë aktiv në një çështje kaq akute si kjo e Ukrainës, por edhe të gatshëm për punë konkrete në arenën e marrëdhënieve ndërkombëtare”, u shpreh Rama.

Ai theksoi “Ne nuk kemi asnjë problem në marrëdhëniet tona bilaterale me Rusinë. Rusia nuk është një vend armik i Shqipërisë, por ne kemi një ndarje shumë të qartë në këtë pikë”.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, tha se lidhur me Ukrainën, qëndrimet e Shqipërisë kanë qenë në mbështetje të ruajtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës, duke nënvizuar sipas saj “të drejtën sovrane të çdo kombi për të zgjedhur rrugën e tij dhe për të vendosur për të ardhmen e tij”.

“Ne, Shqipëria, kemi nënvizuar në mënyrë të përsëritur rëndësinë strategjike të unitetit dhe të kohezionit mes vendeve të NATO-s përballë një sfide ndaj sigurisë evropiane dhe kemi mbështetur fuqimisht parimet dhe vlerat mbi të cilat është ngritur NATO, por edhe angazhimet e përbashkëta të aleancës”, tha Xhaçka.

Sipas saj, NATO nuk kërcënon as Rusinë dhe asnjë vend tjetër, prandaj, shtoi ajo, “dua ta nënvizoj që qëndrimi ynë ka qenë për uljen e tensioneve dhe angazhimin në rrugën e diplomacisë”. (AA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit