1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shqipëria goditet nga disa tërmete

Më të lexuarat

TIRANË (AA) – Shqipëria është goditur gjatë orëve të fundit nga disa tërmete, që janë regjistruar në qytetet jugore të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) të Shqipërisë, janë regjistruar 14 tërmete me intensitet të ndryshëm gjatë orëve të natës.

Sipas IGJEUM, tërmetet kanë goditur qytetet Vlorë dhe Gjirokastër, me magnitutuda nga 2.2 deri në 4.5 ballë. Një tërmet është regjistruar në afërsi të kufirit të Shqipërisë me Greqinë.

Autoritetet në vend nuk kanë raportuar për viktima, ndërsa janë dëmtuar disa banesa në Vlorë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit