8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Shqipëria e tëra nën ujë, vazhdon gjendja alarmante (Foto/Video)

Më të lexuarat

Reshjet e shumta të shiut që kanë filluar të bien që nga dje, kanë shkaktuar përmbytje pothuajse në tërë Shqipërinë.

Si pasojë e përmbytjeve është shkaktuar edhe viktima e parë, i cili ishte një 50 vjeçar nga Fieri, ku është goditur nga rryma elektrike, derisa po riparonte një defekt në fshatin Krujan.

Gjendja vazhdon të jetë ende e rëndë, ndërkaq ekipet e shpëtimit dhe shtabet e emergjencave janë duke punuar vazhdimisht në normalizimin e situatës.

Së fundmi mediat nga Shqipëria kanë raportuar se edhe lumi Vjosa ka dalë nga shtrati, duke përkeqësuar edhe më shumë situatën në qarkun e Fierit.

Qyteti i Shkodrës ishte ai i pari i cili u përmbytë, ku uji mbuloi hapësira të konsiderueshme.

Pas Shkodrës dhe vende përreth saj, mbrëmë situata u përkeqësua në autostradën Tiranë-Durrës, ku një pjesë e saj u bllokua pasi që niveli u ujit arriti në 0.75 metrash. Po ashtu gjendje më e vështirë është paraqitur në Fushë Krujë, Kurbin, Vorë, Marikaj dhe Mamurras .

Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Emergjencat Civile, punonjësit e OSHEE, ata të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, Prefekturat, Bashkitë, Ministrat, Prefektët, etj., janë në krye të detyrës në aktivitet të plotë për përballimin e situatës së vështirë.

Kryeministri Edi Rama, ka bërë të ditur se po vazhdon puna në çdo zonë të prekur dhe në çdo aspekt për përballimin e situatës tejet të ngarkuar.

” Pas 24 orësh reshje të dendura në masë më të lartë se kriza e vitit 2015, dëmet janë shumë më të pakta se sa në 2015, falë punës së bërë për kanalizimet, argjinaturat, hidrovoret, si edhe pesëfishimit të forcave të organizuara prej kohësh për këtë situatë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Lidhur me rrugët është e bllokuar autostrada Durrës-Tiranë, ndërsa kalohet me vështirësi Tiranë-Durrës, i bllokuar është edhe aksi Durrës-Kavajë, Gjirokastër-Lunxhëri dhe në disa rrugë dytësore. Të bllokuara nga bora Rruga Bogë-Theth në Qafën e Thorës. Rrëshqitje dheu në rrugën Tiranë-Ndroq. Prezencë uji në aksin kombëtar Mjedë-Shkodër.

Ndërkohë pa energji elektrike kanë mbetur shumë persona. Për shkak të motit të keq janë ndërprerë edhe fluturimet nga aeroporti “Nënë Tereza”.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit