-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Shqipëria bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB

Më të lexuarat

Me një përqindje të lartë pjesëmarrësish në proces votimi, Shqipëria ka kaluar pragun e votave të nevojshme si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Dokumenti i Komisionit Zgjedhor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregon konkluzionin e votimit që i jep vendin Shqipërisë në këtë Këshill për vitin 2022-2023.

84 nga 115 vendet me të drejtë vote në OKB kanë marrë pjesë në votimin që caktoi Shqipërinë, Korenë, Ireland, Sri Lanka dhe Meksikën anëtare të Këshillit të sigurimit për vitin e ardhshëm, bën të ditur Komisioni.

Procesi që u njoftua pak ditë më parë edhe nga Ministria e Jashtme, por ka qenë prej disa kohësh objekt lobimi i politikës së jashtme të Shqipërisë, e bën vendin për herë të parë aktore të një një tryeze që shqyrton çështje emergjente konfliktesh ose të një procedure rekomanduese për shtete që i drejtohen kësaj strukture.

Raportimi në Këshillin e Sigurimit është një procedurë që përfshin aktualisht edhe Kosovën që nga rezoluta 1344 e pas krizës me Serbinë dhe mbrojtjes që mori nga Nato.

Vetë Shqipëria është kandidaturë e dalë nga vendet e Europës Lindore, gjeografi kjo që përfaqësohet aktualisht nga Estonia në Këshillin e Sigurimit që do të duhet të lërë më 1 janar për t’ia kaluar Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit