“Peshq të mëdhenj” kanë rënë në rrjetën e megaoperacionit anti-drogë, i koduar “Shpirti”. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes të arrestuarve ka prokurorë, drejtues policie si dhe zyrtarë të lartë publik. Prokurori i fundit që është arrestuar është Edmond Karriqi, i cili mbante postin e kryeprokurorit të Kukësit, por nuk dihet nëse ka lidhje me operacionin.
Të gjithë të prangosurit, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende me dije, janë pjesë e një grupi kriminal të dyshuar për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike