4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Shqipëri: Mbyllen 13 mijë biznese gjatë 2017

Më të lexuarat

Plot 13 mijë biznese kanë falimentuar gjatë vitit 2017 në Shqipëri, shkruan Opinion.al.

Kësisoj, rezulton se çdo ditë mbyllin dyert rreth 50 biznese.

Sipas një grafike që publikon revista “Monitor”, numri më i lartë i subjekteve të mbyllura është në Tiranë, me rreth 4,120. Në Durrës janë mbyllur rreth 1,900 subjekte, në Vlorë 1,085, në Fier 802, në Elbasan 673.

Pjesa më e madhe e bizneseve të mbyllura janë persona fizikë, të vetëpunësuar, që kishin hapur subjektet me emrat e tyre.

Por, 10 kompani të falimentuara kanë qenë të regjistruara në drejtorinë e tatimpaguesve të mëdhenj, kryesisht në fushën e naftës.

Në krahasim me një vit më parë, numri i subjekteve që kanë kaluar në status pasiv ka rënë ndjeshëm.

Po sipas tatimeve, në 2016-n rezultojnë që u mbyllën mbi 23 mijë biznes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit