2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Shqipëri-Kosovë, marrëveshje bashkëpunimi në sektorin e shëndetësisë

Më të lexuarat

2 ministrat të Shëndetësisë së Shqipërisë dhe Kosovës kanë konfirmuar marrëveshjen e bashkëpunimit në këtë sektor. Konkretisht kjo marrëveshje në marrjen e shërbimit të dializës në spitalin e Gjakovës për pacientë të Kukësit, Hasit e Tropojës. Po ashtu fondi i sigurimeve të detyrueshme shëndetësore në Shqipëri mund të financojë edhe në inistitucionet shëndetësore të Kosovës ndërsa licensat e mjekëve të Shqipërisë do të njihen në Kosovë dhe anasjelltas mes marrëveshjeve të urdhërit të mjekut mes dy vendeve shqipë folëse. Ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë Ilir Beqaj dhe ai i Kosovës Imet Rrahmani konfirmuan këtë marrëveshje nëpërmjet ngritjes së një grupi pune per të realizuar këto objektiva. Ilir Beqaj: “Ramë dakord që grupet e punës teknike të vijojnë për të arritur në plane pune më konkrete. Bashkëpunimin mes dy spitaleve universitare në pjesën e kardiokirurgjisë që i ka hapat e parë por edhe për të zgjeruar më tej fondit tonë i lejohet të paguajë kujdes shëndetësor edhe jashtë Shqipërie. Ne duhet të arrijmë në një të ardhme jo të largët që çertifikata e mjekut që jepet nga urdhëri i mjekut le të themi në Shqipëri të njifet në Kosovë” Imet Rrahmani: “Ashtu siç tha edhe ministri ne u dakorduam që grupet e ekspertëve të identifikojnë specifikimet e nevojave të dy sistemeve dhe të vendosen bashkëpunime korrekte.” Për ministrin Rrahmani kjo është vizita e parë jashtë kosovës. Me interes u pa edhe shkëmbimi i përvojës së bluave të bardha pra të mjekëve që mund të punojnë të licensuar edhe në spitalet e Kosvës dhe në spitalet e Shqipërisë./oranews

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit