6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

KUR LIGJI TË LEJON TË BËSHESH BURIM KRIMI

Më të lexuarat

Ka diçka mbi ligjet që quhet ”sakrilegj”. E DREJTA ROMAKE si burimi kryesor i së drejtës konvencionale e dënonte sakrilegjuesin me dënimin më të ashpër që jep ligji. Po ashtu të gjitha shoqëritë e botës përgjatë shekujve e kanë dënuar këtë akt duke marrë në konsideratë impaktin social, përjashto dy shekujt e fundit. Dhe siç dihet tradita dhe zakonet janë një nga burimet hirerarkike të së drejtës. Sot Perëndimi ngatërron lirinë e shprehjes (e cila duhet ruajtur) me (lirinë e ofendimit, fanatizmit, nxitjes së dhunes) e cila duhet ndaluar me ligj. Nëse do i referoheshim pastaj Filozofisë të së drejtës do thonim se: ”Ligji është një normë që shërben për të ruajtuar vlerat, kulturën, traditat, kohezionin social dhe sigurië e një vendi”, rrjedhimisht çdo akt që cënon njërën prej tyre duhet të sanskionohet me ligj. Po ”sakrilegji” që i cënon të gjitha këto elementë të domosdoshëm për jetën pse nuk sanksionohet me ligj?! Kur dihet parimi së drejtës, çdo gjë që të shpie në krim është krim. Një analogji e karikaturave sakrilegjuese janë shoferët e dehur në timon. Kodet rrugore kudo në botë e ndaojnë pijen alkoolike në timon sepse është burim aksidenti dhe krimi, për rrjedhojë aksidenti konsiderohet vepër penale, e nëse ka viktima aksident. Po në këtë rast pse përdoret STANDARTI DYFISHTË? Nëse dikur kishim diktaturë ekstreme dhe shtypje të lirisë së fjalës, sot kemi liri të tejskajshme dhe lejim të nxitjes së dhune. Të dyja këto janë esktreme, dhe ekstremet janë të refuzueshme për logjikën. Partitë e djathta ekstreme dhe të majtat konservatore janë shembulli kësaj. Liria e talljes e fyerjes provokon dhe provokimi nxit reagim -definon psikologjia- sepse njeriu dominohet nga faktorët emotivë dhe emocional. Po ti referohemi pastaj efektit të turmave ku sipas Le Bon ato janë edhe më sensitive se individi dhe më ekstreme në reagim apo edhe riminale -sipas disa psiko-sociologëve të tjerë- i bie që të falenderojmë Zotin xh.sh që mbetëm me kaq. Nëse ne do flisnim me gjuhën e tyre i binte që të bënim karikatura me gazetarët e vrarë, ose ti përdhosnim viktimat e tyre duke nxjerrë foto nga kufomat e masakruara dhe duke u tallur me mimikat apo pozat që ato kishin marrë pas sharrimit nga plumbat. Edhe kjo liri shprehje është, mirëpo etika jonë fetare e ndalon përdhosjen e kufomave dhe përfoljen apo talljen e të vdekurve. Madje ne erdhëm edhe tek marshimi në Paris, sepse Profeti a.s ka respektuar çdo xhenaze, hebrejsh a krishterësh qofshin, dhe ngrihej më këmbë kur ato kalonin. Nëse sot zyrtarët shqiptarë krenohen me tolerancën fetare, ata harrojnë anën tjetër që është pikërisht respektimi dhe mosprovokimi fesë së tjetrit që e ruan këtë aset kombëtar. Në shkodër ishte një rrugë që ndante dyqanet e të krishtera me ato myslimane dhe asnjëherë të krishterët nuk e ndiznin cigaren në ramazan pa ardhur akshami. Në milot të krishterët mbanin enë apostafat për myslimanët të cilët kur vinin për miq i gatuanin me këto enë dhe jo me ato që ishte gatuar mishi derrit. 2 km më tutje Milotit qëndron edhe Malbardha emblematike e kësaj harmonie. I jap të drejtë zyrtarëve tanë kur thonë që perëndimi të marrë shembull nga tolerana fetare në shqpëri, sepse ruajtja dhe respektimi feve është faktor stabiliteti për vetë shoqëritë perëndimorë. Mirëpo edhe pse përpjekjet e botës perëndimore do jenë të vakta për ta ndaluar këtë fenomen, sërish ne si besimtarë do bëjmë detyrën tonë e prezantimit të vlerave tona islame dhe dialogjeve të ndërsjellta me metoda paqësore. Po e bëmë këtë ne do mbetemi sipër tyre, përndryshe dhuna dhe fyerja do na ulë në nivelin më të ulët që ata kanë! Enklid Pelari

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit