2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Shqipëri – Dorëzohen banesat e ndërtuara në Laç nga Turqia për familjet e prekura nga tërmeti

Më të lexuarat

Shtëpitë e ndërtuara nga Turqia për viktimat e tërmetit në qytetin e Laçit të Shqipërisë iu dorëzuan familjeve të ndikuara nga tërmeti.



Shtëpitë e ndërtuara nga Turqia për viktimat e tërmetit në qytetin e Laçit të Shqipërisë iu dorëzuan familjeve të ndikuara nga tërmeti.

Në ceremoninë e dorëzimit të banesave të ndërtuara nga Agjencia për Administrimin e Banesave Kolektive të Turqisë (TOKI) morën pjesë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk, zyrtarë të qeverisë, të ftuar dhe pronarët e shtëpive.

Në fjalimin e tij Rama tha se projekti është shembulli më domethënës i rindërtimit për të gjitha familjet shqiptare të prekura nga tërmeti.

Duke shpjeguar se me financimin e qeverisë shqiptare u ndërtuan shtëpi tërmeti në rajone të tjera, Rama theksoi se projekti i strehimit në Laç u përfundua me interesin e drejtpërdrejtë të Presidentit Recep Tayyip Erdogan, të cilin e cilëson si financuesin dhe mik të qeverisë turke.

“Por ai (Erdogan) ofroi menjëherë të gjithë forcën e miqësisë dhe solidaritetit sikur të ishte këtu, sikur të kishte lindur këtu, sikur të ishte rritur këtu dhe sikur këtu jetojnë njerëzit e tij”, tha Rama.

Edhe Ambasadori Yoruk, duke u ndalur tek ndihmat e institucioneve turke pas tërmetit, tha më tej se në tërmetin e nëntorit të vitit 2019, Turqia ishte vendi i parë që i erdhi në ndihmë Shqipërisë.

“Ky projekt të cilin ne e kemi përfunduar me një arkitekturë moderne dhe me çdo gjë të nivelit më të lartë, është një shenjë madhështore e miqësisë së palëkundur dhe marrëdhënieve të mira mes vendeve tona”, theksoi Yoruk.

Ai tha se nën udhëheqjen vizionare të presidentit Erdoğan, Turqia do të vazhdojë të qëndrojë gjithmonë pranë vëllezërve shqiptarë dhe të gjitha vendeve e kombeve mike në Ballkan.

Projekti i ndërtuar nga Agjencia për Administrimin e Banesave Kolektive të Turqisë përfshin 522 apartamente, por edhe njësi tregtare dhe qindra vende parkimi.

Vlen të rikujtohet se 51 persona humbën jetën dhe mbi 900 të tjerë u plagosën nga tërmeti me magnitudë 6.3 në Shqipëri më 26 nëntor 2019. 202 mijë e 291 persona u prekën nga tërmeti, i cili ka bërë që afërsisht 17 mijë persona të largohen nga banesat e tyre.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit