Ulja e temperaturave në të gjithë vendin ka shkaktuar reshjet e para të borës në qarkun e Dibrës dhe të Kukësit.
Sipas informacioneve reshjet e dëborës kanë rënë në lartësinë mbi 1 mijë metër, por nuk është raportuar për vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Ndërkaq në zonat më të ulëta në të gjithë vendin ka patur reshje të dendura shiu në 48 orët e fundit duke shkaktuar herë pas herë edhe probleme në disa qytete të vendit.