Grupi parlamentar socialist avancon tentativën e radhës për të shkarkuar presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Gazetari i “Top Channel” Muhamed Veliu ka mësuar se 47 deputetë socialistë kanë hedhur firmat për të mbështetur kërkesën e shkarkimit.
Burime nga grupi parlamentar thanë se kërkesa dhe firmat janë depozituar në kryesinë e kuvendit që të premten.
Tanimë pritet vendimi për ta futur ne rend të ditës këtë kërkesë. Javën e shkuar, “Top Channel” raportoi se të gjithë deputetëve socialist i mbërriti një mesazh ku thuhej:
“Bazuar në disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesinë e Grupit Parlamentar kemi vendosur të iniciojmë Procedurën e shkarkimit të presidentit të Republikës”.