1.7 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Shpresa e Edi Ramës

Më të lexuarat



Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se në 2022-shin do të fillojë një epokë e re për tre vendet e rajonit që janë pjesë e nismës së “Open Ballkan”, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Me heqjen e kufijve mes tre vendeve, Edi Rama tha se nuk do të ketë më stres dhe dhimbje koke në pikat doganore. Gjithashtu miratimi i lejeve të punës do të hapë tregun rajonal akoma më shumë.

“Më përputhje me këtë deklaratë kemi ftuar në samitin në Tiranë rektorë dhe dekanë të universitetit të bujqësisë të vendeve tona për të krijuar lidhje dhe bashkëpunim. Na duhet t’i bëjmë universitetet tona qendra të kërkimit për bashkëpunimin rajonal dhe procese të tjera jetike.

Do u kërkoj të gjithë partnerëve ta mbështesin një rrjet të tillë. Dua të theksoj se çfarë është në sytë e mi pjesa më e rëndësishme e kësaj nisme. Ballkani i Hapur shërben për të injektuar dinamizëm në tregun rajonal për t’i kthyer në pika të vetme ndalese.


Synimi mbetet i njëjtë zbatimi i katër lirive të lëvizjes. Dua ta mbyll këtë hyrje duke thënë se sot nënshkrimi i marrëveshjeve të përgatitura me mjaft zell dhe gatishmëri shërben për të çuar një mesazh konkret te prodhuesit dhe importuesit, të cilët janë tashmë duke punuar në këtë hapësirë të përbashkët. Me këto marrëveshje, 2022-shi do të jetë një epokë e re.

Për të kaluar në kufi të ndryshëm se bazuar në këto marrëveshje dhe ato që do të bëjmë në fillim të vitit të ri, ata nuk do të përjetojnë më ato dhimbje koke të kaq kohë dhe stresin e kaq kohe pritje në kufi.

Numri i njerëzve, i ndërmarrjeve të vogla dhe të mëdha që tashmë punojnë mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë do të rritet më tej. Falënderoj Aleksandrin dhe Zoranin dhe ekspertët që janë përfshirë” tha Rama.

Marrëveshjet që u firmosën në Tiranë;

Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.

Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.

Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

/ Abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit