2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shprehjet islamofobe shkoni n’Anadoll, shkoni n’Arabi ishin thënë edhe shumë kohë më herët – Mustafë Bajrami

Më të lexuarat

Këto shprehjet islamofobe si: “shkoni n’Anadoll, shkoni n’Arabi” që na thuhen neve shqiptarëve muslimanë nga islamofobë të ndryshëm, nuk janë as të rastësishme e as veç të sotit. Në fakt janë pjesë të fjalive bazë të platformës serbo-sllave për shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve nga trojet e tyre.
Këto fjali e të ngjashme si këto janë të pasqyruara qartë në memorandumet famëkeqe të Ilija Garashaninit (1812-1874) dhe të Vaso Çubriloviqit (1897-1990). Për më tepër, janë fryma serbe e implementuar nëpërmes bajonetave, pushkëve, mitralozëve e tankeve për dëbimin dhe shfarosjen e shqiptarëve.
Metodat dhe fytyrat e njerëzve mund të ndryshojnë, por synimet dhe qëllimet janë të njëjta.
Prandaj, bëni kujdes!
Mos i merrni aq të thjeshta këto fjali. Janë me plotë përmbajtje dhe me programe të punuar mirë. Janë shumë të rrezikshme.
Një nga rapsodët e njohur dikur kështu e përshkruante ultimatumin vrastar të Nikolla Pashiqit drejtuar shqiptarëve:
…qe dy udhë ku tek i ki
ndaç n’Turki, ndaç n’Albani…!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit