1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shprehitë e shëndosha të njerëzve të urtë

Më të lexuarat

Urtësia vs. inteligjenca

Njerëzit vlerësojnë jashtëzakonisht shumë inteligjencën, aftësinë e të kuptuarit, mprehtësinë dhe të mësuarit e shpejtë, por e respektojnë edhe urtësinë, njohuritë dhe përvojën e fituar gjatë jetës. Inteligjenca është kryesisht e lindur, ndërsa urtësia është e mësuar dhe e fituar.
Në njëfarë mënyre urtësia është e bukur, e vlerësojmë, e dëshirojmë, e njohim, por është e pamundur për ta fituar (blerë). Megjithatë, shkencëtarët kanë zbuluar cilat janë shprehitë e shëndosha tek të gjithë njerëzit e urtë.

Definicioni i urtësisë

Në vitet e vonshme të tetëdhjetave, shkencëtarët gjerman urtësinë e definuan si grup i numrit të madh të karakteristikave, siç janë:
· Njohuritë intelektuale;
· Njohuritë faktike;
· Aftësitë e shkëlqyeshme shquese;
· Aftësitë e shkëlqyeshme në zgjidhjen e problemeve;
· Aftësia për të mësuar nga përvoja;
· Përulësia;
· Fleksibiliteti emocional;
· Pjekuria;
· Të kuptuarit e natyrës njerëzore;
· Empatia;
· Të kuptuarit e njerëzve të ndryshëm nga kultura të ndryshme.

Nuk i keni të gjithë këta cilësi? Gati çdo individ posedon kapacitet të bëhet i urtë, veçanërisht nëse përvetësoni shprehitë të cilat janë të përbashkëta tek njerëzit e urtë.
Dëshirojnë të jenë në shoqëri

Hulumtimet tregojnë se individët që mbeten të lidhur me njerëzit e rrethit kanë nivel më të lartë urtësie nga ata të izoluarit. Mundohuni të jeni njeri social, kontaktoni miqtë që nuk i keni dëgjuar gjatë kohë. Herën tjetër kur të jeni në ndonjë tubim shoqëror, afrohuni personit të turpshëm i cili është izoluar. Njerëzit më tepër kanë qejf të flasin rreth vetes se sa të dëgjojnë për të tjerët, ndaj bëhuni dëgjues i mirë dhe ushqeni urtësinë personale.

Janë mendje hapur

Urtësia nënkupton kuptimin e të gjitha aspekteve të problemit, dhe jo lejim apo nënshtrim emocioneve dhe ndjenjave personale. Të jesh mendjehapur domethënë të qenët empatik dhe të kuptosh se çdo individ ka tregim jetësor i cili ndikon veprimet e tij. Të urtët problemet e tyre i shqyrtojnë në mënyrë reale dhe tentojnë të gjejnë zgjidhjen më të mirë.

I pranojnë gabimet

I urti e di që është e pamundur t’i dish të gjitha dhe të jesh gjithmonë në të drejtë. Njohja e gabimeve personale shpien drejtë urtësisë akoma më të madhe, ndërsa pranimi i gabimit apo mosqenies në të drejtë e nxit rrethin që akoma më tepër t’ju respektojnë, vlerësojnë dhe besojnë. Çdo individ mund të gaboj, ndërsa i urti e pranon gabimin!

Lexojnë libra të ndryshëm

Edhe pse ndodhitë aktuale janë me rëndësi, ato fiktive që i gjeni në libra do t’ju ndihmojnë ta zgjeroni perspektivën dhe kuptoni gjërat e reja. Disa libra që i lexoni kanë përmbajtje të ndryshme. E gjithë ajo do t’ju njoftoj me kulturat e ndryshme. Shkencëtarët kanë provuar se me leximin e librave të ndryshëm më lehtë i kuptojmë zgjidhjet e problemeve personale, apo të rrethit.

Nuk harrojnë sukseset dhe gabimet

Të urtët e dinë çfarë kanë gabuar, pse erdhi deri tek ato dhe cilat janë pasojat e tyre. Ç’është më me rëndësi, të urtët marrin mësimin. Provoni të shënoni në letër sukseset apo mossukseset personel. Mandej mendoni pakëz rreth shkaqeve dhe pasojave të tyre, por mos u ankoni dhe vajtoni për asgjë. Të gjithë ato mossuksese ushqejnë urtësinë tuaj nëse i pranoni dhe merrni mësim prej tyre.

Ndjekin lajmet

Nuk mund ti balanconi mendimet tuaja dhe të bëni zgjedhjen më të mirë në rast se nuk jeni në rrjedhë me ndodhitë në vend dhe në botë. Nëse nuk jeni dashamirë i leximit të lajmeve, detyroni veten në leximin e së pakti një reviste apo shikimin e lajmeve. Gjatë kësaj mendoni rreth asaj çfaër ju intereson juve. Sigurisht do ta kuptoni se gati se çdo gjë që lexoni dhe dëgjoni ka të bëj me ju.

Përshtati: Lutfi Muaremi

Burimi: Psiholog,ba

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit