1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Shpëtohen dhjetëra refugjatë sirian nga roja bregdetare e Turqisë

Më të lexuarat

96 refugjatë sirian dhe një nga kongo të cilët në mënyrë ilegale tentuan të udhëtojnë me një barkë për 20 persona, prej qytezës bregdetare Ayvacik të Turqisë në ishullin Lesbos të Greqisë u rrezikuan të mbyteshin, të cilët u shpëtuan nga rojat bregdetare, raporton Anadolu Agency.

Sipas informacioneve, 96 refugjatë sirian dhe një nga kongo janë dakorduar me organizatorët dhe kanë lundruar në detin Egje me gomone për 20 persona.

Edhe pse moti ka qenë i papërshtatshëm refugjatët kanë vazhduar tentativën për kalim drejt ishullit Lesbos, ku pas një kohe barka ka nis të marrë ujë. Ndërkohë për shkak të panikut dy gra kanë pësuar gjendje alivanosje.

Personat në këtë grup kanë thirrur numrin “për njoftim dhe kërkesa (158)” të rojës bregdetare për të kërkuar ndihmë.

Ekipet e Komandës Bot 28 të rojeve bregdetare të Turqisë, i kanë shpëtuar refugjatët për një kohë të shkurtër dhe i kanë vendosur në qytezën Küçükkuyu, ku janë ndihmuar me ushqim dhe veshje.

Gratë të cilat ishin alivanosur i kanë ndihmuar ekipi i shërbimit emergjent.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit