0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Shpesh jeta ime ishte në rrezik – Myftiu i Serbisë Allahu e mëshiroftë!

Më të lexuarat

Myftiu i Serbisë Allahu e mëshiroftë!

Shpesh jeta ime ishte në rrezik. Kam pasur edhe kërcënime edhe tentativa të herëpashershme për likuidim. Një herë edhe ambasadori i një vendi mysliman më paralajmëroi për këtë. Më thirri dhe më tha se kishte diçka të rëndësishme për të më thënë. Ishte një situatë e tensionuar.
Hyra në ambasadë dhe më tha:

  • A e di çfarë mund të ndodhë me ty.
  • E di. Më e keqja që mund të më ndodhë është të humbas kokën.
  • Kjo është.
    Pastaj ai më bindi ta pranoja dhe më pas i thashë:
  • E shihni, shkëlqesia juaj, më dhemb shumë që ju si përfaqësues i një vendi musliman, që duhej të më mbronit, pranuat të jeni lajmëtari që do të ma tregonte këtë lajm. Por, ju keni një problem të vogël, unë jam edukuar ndryshe. Momenti im i vdekjes është përcaktuar para lindjes sime. Këtë e mësova nëpërmjet besimit. E vendos i njëjti Ai që vendosi që unë të vij në këtë botë dhe për këtë arsye nuk mund të jetë faktor për mua në bazë të asaj se kur do të ndryshoj qëndrimin tim. Në fakt, unë mund të zgjedh vetëm nëse fëmijëve të mi do t’i lë një baba tradhtar apo baba dëshmor.
    Më pyeti: – Çfarë vendose?
  • Vendosa t’i lë baba dëshmor.
    Ambasadori u zbeh në atë moment.

Myftiu Muamer Zukorlić, Allahu e mëshiroftë… huazuar nga Vebi Cami.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit