Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur kryeqytetin e Libanit pak çaste më parë.
Shpërthimi ka ndodhur në portin e Bejrutit dhe dyshohet se shkak është bërë zjarri i rënë në një fabrikë fishekzjarresh.
Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë përmasën e madhe të shpërthimit që ka hedhur në tokë disa ndërtesa.
Qindra forca policie, ambulanca dhe ekipe të kërkim shpëtimit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
https://www.facebook.com/watch/live/?v=706265836601504&ref=watch_permalink