0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Shpërthime të njëpasnjëshme në një fabrikë municionesh në Serbi

Më të lexuarat

Disa seri shpërthimesh të fuqishme zgjuan njerëzit e Çaçakut të Serbisë rreth orës 1.30 të mëngjesit. Shpërtheu një depo me granata në Pridvorica.

Sipas informacioneve të fundit, shpërthimet ende po dëgjohen në fabrikën e municioneve në Çaçak të Serbisë, por jo me një intensitet të lart. Sidoqoftë, zjarrfikësit dhe policia ushtarake janë ende në vendin e ngjarjes.

Punëtorët e fundit të fabrikës Sloboda, të cilët ishin në ndërrimin e tretë u evakuuan me sukses, kështu që nuk pati viktima në këtë aksident, raporton b92.

Sipas Bratislav Zeçeviqit, kreu i Shërbimit të Situatave Emergjente të qytetit të Çaçakut, deklaroi se “Nuk pati viktima ose lëndime në serinë e shpërthimeve që ndodhën në kompaninë Sloboda. Nuk ka asnjë arsye që qytetarët të shqetësohen. 30 punëtorë të kompanisë dhe popullsia përreth u evakuuan”.

Policia ende nuk lejon hyrjen në fabrikë, dhe sipas raporteve të medias, disa nga qytetarët kaluan natën në bodrum.null

Impianti Sloboda prodhon kryesisht predha artilerie, si dhe municione të tjera.

Gjatë bombardimeve të vitit 1999, ajo ishte shënjestruar vazhdimisht nga aeroplanët e NATO-s. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit