3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shpërtheu zjarri në termocentralin bërthamor të Zaporozhias në Ukrainë

Më të lexuarat

Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për zjarrin në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë

Një zjarr i madh shpërtheu dje në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë, i cili ndodhet në jug të Ukrainës. Për incidentin në fjalë Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën.

“Gjashtë njësi në termocentralin janë në gjendje të ftohtë, nuk ka asnjë shpërthim apo rrezik tjetër”, tha në një deklaratë me shkrim Yevgeny Balitsky, guvernatori rajonal i Zaporozhye i emëruar nga Rusia.

Ai shtoi se zjarri shpërtheu në sistemin e ftohjes së centralit bërthamor për shkak të granatimeve nga ushtria ukrainase.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nga Nikopoli filmuan se pushtuesit rusë ndezën zjarrin në territorin e termocentralit bërthamor të Zaporozhias.

“Që nga dita e parë e okupimit, Rusia ka përdorur termocentralin bërthamor të Zaporizhias vetëm për të shantazhuar Ukrainën, të gjithë Evropën dhe botën”, tha Zelenskyy në rrjetin social X.

Kreu i administratës ushtarake të rrethit Nikopol, Yevhen Yevtushenko, tha në Telegram se objekti aktualisht funksionon sa më normalisht të jetë e mundur në kushtet e okupimit, transmeton Ukrinform.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit