Pas fitores shokuese të kandidatit republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump në disa shtete janë shënuar përplasje të dhunshme mes përkrahësve të të dyja palëve.
Përkrahësit e kandidates demokrate, Hillary Clinton janë përplasur me përkrahësit e Trump në disa shtete madje edhe përpara Shtëpisë së Bardhë.
Sherre të dhunshme u regjistruan edhe në disa kapuse universitare. Ky është fakti se fushata ishte e ngarkuar shumë emocionalisht. Pas fitores, Trump u zotua se do të shërojë plagët e ndarjes.