4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

“Shpërthen” Belgjika ndaj Irlandës, fiton 3-0

Më të lexuarat

Vuajtën shumë ndaj Italisë, madje u mposhtën me rezultatin 2-0, por në ndeshjen e dytë ndaj Irlandës, Belgjika ka shfaqur cilësitë e saj duke arritur një fitore të pastër 3-0, e dyta me këtë rezultat në Euro 2016, pas ndeshjes së mbrëmshme Spanjë-Turqi.
Të besuarit e Wilmots dominuan të gjithë takimin, por golat u realizuan të tre në pjesën e dytë. Lukaku ishte njeriu i ndeshjes duke realizuar dy gola në këtë takim, ndërsa arriti të shënojë edhe Witsel.
Pas kësaj fitoreje, Belgjika ka marrë vendin e dytë në grupin E, i cili udhëhiqet nga Italia, që tashmë është e kualifikuar madje ka siguruar edhe vendin e parë, ndërsa Suedia dhe Iralnda ndodhen të dyja në kuotën e 1 pike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit