Në Egjipt kanë shpërthyer protestat, pasi gjykata në Kajro ka konfirmuar dënimet për trazirat vdekjeprurëse të vitit të kaluar, në një stadium futbolli në Port Said.
Tifozët e ekipit të Kajros, Al-Ahly, kanë sulmuar selinë e Federastës së Futbollit të Egjiptit në kryeqytet, duke i vënë asaj flakën.
Në Port Said, qindra protestues kanë kërkuar të ndërpritet trafiku i tragetit të makinave në gjithë Kanalin e Suezit.
Dhuna e vitit të kaluar midis një ekipi lokal të Port Said-it dhe klubit Al-Ahly të Kajros ka lënë 74 njerëz të vrarë.
Gjykata në Kajro ka konfirmuar sot dënimet me vdekje kundër 21 personave për rolin e tyre në trazira.
Pesë nga 52 të pandehurit e tjerë janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa të tjerët kanë marrë dënime më të vogla ose janë liruar. /trt/kohaislame