-4.2 C
Pristina
Monday, January 20, 2025

Shpërndarësi musliman i picës lufton me jetën pasi u sulmua me acid

Më të lexuarat

Një shpërndarës i picave është duke luftuar për jetën e tij dhe me sa konfirmojnë doktorët ai do të jetë i verbër pasi u sulmua me acid në Londër të enjten.

Muhammed Nawshad Kamal, 32 vjeç, ishte duke punuar në lindje të Londrës kur ai u përball me sulmin.
The Independent raporton se kanë arrestuar 14 vjeçar i cili i ka shkaktuar këto lëndime të mëdha në trup. Sipas policisë, dy njerëz me motoçikletë kanë tentuar ti marrin Kemalit biçikletën duke i hedhur acid në mënyrë të përsëritur në fytyrë, përcjell KohaIslame.

“Ai ishte një njeri i pafajshëm, që po shikonte punët e tij si një shpërndarës i picës, që ndoshta më kurrë nuk do të sheh” ka thënë policia.

Ky është sulmi i radhës që ndodhi në Londër, pasi edhe më herët një grua ishte sulmuar me acid. Por edhe shumë raste tregojnë për sulme të tilla që po u bëhen në rrugët e Londrës./KohaIslame.com/

Rashim Khan ka postuar fotografinë pas sulmit që e kishte disa muaj më parë me acid në Londër.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit