(Pastrimi i helmimit në mënyrë natyrore)
Një bar shumë i lehtë dhe efikas qëmoti i harruar në trojet tona por i përdorur që nga lashtësia në vendet Arabe dhe në vende tjera.
Për fillim vetëm disa pika tjera në aspekt të shëndetit. Shumë pak njerëz janë të vetëdijshëm se çka don të thotë shëndeti në trupin tonë. Gjithashtu me rritjen e zhvillimit në sfera të ndryshme të prodhimit dhe arritjes, industrializimit, largimi nga natyra dhe mbyllja nëpër vende të ngushta pa oksigjen të pastër, ushqimi i pergatitur me lloj-lloj komponente të dëmshme etj. Pra, nga ndotja e ambientit edhe më tepër shtohet rreziku që të jemi të ekspozuar helmimeve të ndryshme që në fillim as që janë të dukshme. Mirëpo, nëse ndalemi dhe mendojmë se sa do të shtohet kjo sasi me kalimin e kohës, atëherë lirisht mund të themi se secili prej nesh është i ndotur nga pasojat e helmit që sot në të madhe gjindet çdokund, por edhe para PC-së time.
Librat që i kam lexuar me ndihmën e All-llahut xh.sh. shkruhet se ka metoda shumë të thjeshta për largimin e helmit nga trupi i njeriut. Njëra metodë shumë efikase është edhe shpërlarja e gojës me vaj të lulediellit, kurse në tjetrën thuhet me vaj ulliri. Edhe nga aspektet fetare kemi porosinë e të Dashurit tonë Pejgamberit s.a.v.s.i cili ka thënë: “Aq shpesh më ka këshilluar Xhibrili a.s. për Misvakun dhe po të mos ishte si mundim për ymetin tim do të bëhej obligim larja e dhëmbëve para çdo namazi nga dobia e madhe që del nga kjo”. Kurse nga medicina dihet se të gjitha gjëndrat gjinden në gojë. Por edhe shumë sëmundje munden të diagnistifikohen vetëm me të çelurit e gojës, pamjes, erës e sidomos me ngjyrën dhe ndryshimin e gjuhës etj.
Shpërlarja e gojës me vaj- shëron shumë sëmundje.
Pra, kjo metodë ka qenë dhe është Inshall-llah një metodë që përdoret sot edhe kësaj dite në vendet arabe. Por, në botë është bërë e njohur nga mjeku rus Dr.F.Karach në një Kongres të Bakteriologëve dhe Onkologëve.
Nuk do të ndalem të numëroj të gjitha sëmundjet që mund të shërohen në këtë mënyrë pasi se ka shumë sëmundje, por si për fillim vetëm ato kryesoret: Bronhitet, Sinuset , Infektionet gripale, gjithë problemet me shqisat e tjera në kokë,( sy, hundë, shije, aromë, vesh). Ekcemet në lëkurë, sëmundjet e mushkërive, mëlçisë, sëmundjet e përgjithshme te femrat, mundimet e zemrës, kokëdhimbja, sëmundjet nervore, të veshkëve, thrombozat, problemet në aparatin e tretjes, lodhja- rraskapitja, rheuma, koncetrimi i dobët, depresioni, pagjumësia, dhimbjet e dhëmbëve dhe në përgjithësi për përmirësimin e shëndetit dhe imunitetit ndaj sëmundjeve. Por, edhe nëse nuk kemi asnjë sëmundje nga të përmendurat atëherë duhet të themi Elhamdulilah All-llahut xh.xh.por atëherë përdoreni se pasojat dotë jenë: forcimi i trupit, rritet Imuniteti i trupit, dhëmbët forcohen, ndalen gjakderdhjet nga mishi i dhëmbëve dhe vërehet se pas një kohe të shkurt të përdorimit dhëmbët zbardhohen (edhe vetëm kjo do të mjaftonte).
Mënyra është shumë e thjeshtë: Mirret një lugë ushqimi vaj luledielli ose vaj ulliri, varet çka preferoni dhe mundeni të gjeni. Në fillim është për çdokend pak e rëndë paramendimi se duhet mbajtur vaji në gojë por me kohë largohet ai mundim. E nëse keni problem në fillim ju preferoj marrjen e një luge të kafes me vaj. Më së miri në mëngjes para se të lani dhëmbët dhe para setë hani diçka (në bark të zbrazët) dhe me këtë vaj e shpërlani gojën për 10-15 minuta. Nëse kjo kohë paraqet problem për juve në faljen e namazit të mëngjesit atëherë mundet këte të veproni edhe më vonë p.sh. para ngrënies së drekës apo para darke. Nëse keni proteza të dhëmbëve ato duhet të hiqen sipas mundësive. Mënyra është sikur gar-gara gjatë abdesit, pra vaji lëvizet në gojë të mbyllur dhe pastaj pështyhet. Atëherë do të vëreni se vaji ka marr një ngjyrë të bardhë apo bëhet sikur qumshti. Aty, po të mirret kjo nën mikroskop gjinden të gjitha bakteriet- shkaktarët e sëmundjeve. Për atë shkak edhe kujdes gjatë hudhjes në vende ku nuk duhet, më së miri është të hudhim këtë në vendet e mbeturinave ose në WC. Pastaj lahen dhëmbët mirë me ujë të vokët, brushë dhe pastë të dhëmbëve se ende aty ka bakterie që kanë mbetur. Nëse edhe me pak vaj nuk mundeni të bëni shpërlarjen e gojës atëherë lani së paku me ujë të pastërt para çdo namazi në kohëzgjatje prej 3 minutave (5×3=15 Minuta). Siç shihet prapseprapë vijmë deri te urdhëri që All-llahu xh.sh. e ka bërë obligim për ne abdesin; Namazin pra me të vërtetë vetëm për të mirën tonë. “I Lartësuar qoftë All-llahu xh.sh më i Miri Krijues”.
Para se të përfundoj, të them se edhe kohëzgjatja e përdorimit të kësaj metode duhet të jetë më e gjatë, varsisht nga sëmundja që lëngoni. Në libër thuhet minimum 2 javë deri në një vit kur kemi sëmundje të rënda. Pastaj në fillim mundet edhe të reagoni me keqsim të gjendjes, nga kjo shihet se metoda e kurimit ka ndikim. Mirëpo, prapseprapë ju edhe vetë do të vendosni se a dëshironi të vazhdoni apo jo më tutje. Kjo nuk është garancë e sigurtë por një metodë që është përdorur dhe ende përdoret me shumë efikasitet. Ju referoj nëse dëshironi më gjerësisht atëherë të lexoni për këtë metodë më tepër pasi se ka në gjuhë të ndryshme nëpër faqet e internetit. Librat që i kam përdorur janë në gjuhë gjermane:
1. Orët e mirëqenies nga 1001 Natë ( Shëndeti dhe mirëqenia nga Orienti).
2. I shëndetshëm dhe i fortë me përtypjen e vajit (Rruga efikase për shëndet më të mirë pa kundërefekte).
Në libër ka shumë të dhëna për pacientët e shëruar, por ne si musliman e dimë se çdo e mirë vjen dhe është në dorë të All-llahut xh.sh. e sikur secilës metode të shërimit t’i vihet edhe lutja e sinqertë atëherë shërimi është edhe më i shpejtë dhe më efikas. Sepse vetëm All-llahu është Esh-Shafij- Gjithëshëruesi, El-Muxhib – Lutjepranuesi.
E lus All-llahut a.v.xh që të më falë gabimet e mija gjatë shkrimit, nëse e kam qëlluar është prej All-llahut xh.sh. dhe vetëm Atë e falenderoj e nëse kam gabuar atëherë dihet se nga rrjedh kjo. Lutja jonë e fundit: Falenderimi i takon All-llahut, Zotit të gjitha botëve, bekimet dhe përshëndjet tona qofshin mbi zotëriun e të gjithë të dërguarve, Muhamedin s.a.v.s. mbi të gjithë të dërguarit dhe mbi të gjitë besimtarët, duke iu lutur All-llahut të Lartëmadhëruar që ta pranojë këtë vepër që është thjesht për hirë të All-llahut xh.sh. duke shpresuar në dhuntitë, faljen dhe në mbrojtjen Tij në Ditën e Gjykimit.