-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

“Shpërblimi për Handke zbulon përbërjen e këtij komuniteti vampirësh”

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka falënderuar liderët politikë për përkrahjen e protestës kundër shkrimtarit austriak të akuzuar si mbështetës i krimeve të luftës, Peter Handke, që u shpërblye me Çmimin Nobel për Letërsi, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në kryeqytetin turk Ankara, presidenti Erdoğan falënderoi të gjithë liderët politikë që mbështetën “këtë qëndrim fisnik” duke protestuar për çmimin.

“Ndarja e Çmimit të Nobelit për Handke, i cili përfaqëson grupin e intelektualëve vampirë, zbulon përbërjen e këtij komuniteti vampirësh”, deklaroi Erdoğan.

Shkrimtarit Handke iu nda Çmimi Nobel përkundër mbështetjes së tij të hapur për liderin serb, Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq në vitin 2006 teksa gjykohej për krime lufte dhe gjenocid në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë.

Handke po ashtu u akuzua se mohoi gjenocidin e Bosnjës në vitin 1995 nga Dr.Christina Doctorare, e cila mori çmimin për shërbimin e saj si një mjeke në forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Me këtë çmim, Handke do të marrë 9 milionë krona suedeze (952 mijë dollarë), si dhe një medalje dhe diplomë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit