3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Shpartallohet grupi i prokurorëve kundër korrupsionit – rezultati zero

Më të lexuarat

Kur Bashkësia Ndërkombëtare e bëri më se e qartë që lufta kundër korrupsionit duhej të ishte primare për Republikën e Kosovës, nuk ndryshojë vetëm fjalori i politikanëve kosovarë.

Ndryshoi edhe Prokuroria e Shtetit.

Ky institucion i pavarur themeloi një grup të veçantë brenda vetës që njihej si “grupi i prokurorëve kundër korrupsionit”.

Por pas disa vitesh funksionimi, grupi është shpartalluar.

“Ky grup më nuk ekziston. Nga 1 dhjetori krejt lëndët e korrupsionit do të shpërndahen në mënyrë proporcionale te të gjithë prokurorët dhe do të trajtohen normalisht, si çdo vepër tjetër kriminale”, i ka thënë Express’it një burim i afërt me Këshillin Prokuroria të Kosovës.

Ky burim ka thënë për Express se arsyeja e këtij veprimi është mungesa e rezultatit nga ana e këtij grupi prokurorësh.

Në kohë të përafërt kur u krijua ky grup qe krijuar edhe “Task-forca Kundër Korrupsionit” nga ana e Kryeministrit Hashim Thaçi dhe në krye të saj qe vendosur Prokurori Nazmi Mustafi. Mustafi që u bë i famshëm me ndjekjen e tij ndaj ish-Guvernatorit Hashim Rexhepi tash është duke vuajtur dënimin në burg, i dënuar për korrupsion./GE

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit