21.4 C
Pristina
Monday, May 27, 2024

Kurir: Si e dekoroi kisha serbe lobuesin e Haradinajt

Më të lexuarat

Kisha Ortodokse serbe ia ka dhënë urdhrin Shën Sava Johan Kvales i cili ka lobuar, që Tribunali i Hagës ta lirojë Ramush Haradinajn, ankohet “Kurir” i Beogradit.

Kjo dekoratë i është dhënë ish- ambasadorit norvegjez në Kosovës për kontributin që Mbretëria norvegjeze dha në përkrahjen e ndërtimit të Konakut të Prizrenit.

“Kurir” shkruan se asgjë nuk do të ishte kontestuese sikur Kvale, para tri vjetësh, të mos e kishte ftuar me një letër Tribunalin e Hagës ta lironte liderin e AAK-së Ramush Haradinaj.

“Fali Zot”!. shkruan në legjendën e fotografisë në të cilinë shihen ambasadori norvegjez Kvale dhe patriarku serb Irinej./Express

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit