3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

SHPALLET JAVA ÇAME NË KAVAJË (70 vjetori i ardhjes së komunitetit Çam në Kavajë)

Më të lexuarat

GREKU I DËBOI, ENVERI I DEMASKOI, PD I TRADHTOI, PSDIU I LARTËSOI “Çelo Mezani” merr Mirënjohjen e Qytetit Pas 70 vitesh në vuajtje dhe injorim në Kavajë. Çamët që krahasoheshin të barabartë me komunitetin Egjiptian duke i shpërfillur vazhdimisht. Kanë arritur të marrin një vlerësim qytetar zyrtar. Të Shtunën në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Kavajë u miratua kërkesa e paraqitur nga Shoqata Patriotike Çamëria, Dega Kavajë, për të shpallur periudhën 23-29 Nëntor 2015 JAVËN ÇAME e cila organizohet në kuadër të 70 vjetorit të ardhjes së Komunitetit Çam në zonën e Kavajës në vitin 1945. Pjesë e vendimmarrjes ishte edhe dhënia e titullit Mirënjohja e Qytetit z. Abaz Elmazi, pas vdekjes, dhe z. Refat Sulejmani si dy prej figurave të njohura e të spikatura të këtij komuniteti në Kavajë. Z. Sulejman Rustemi, këshilltar i PDIU në Këshillin bashkiak të Kavajës, si një nga iniciuesit kryesor të këtij programi, pas votimit nga antarët e pranishëm në mbledhje tha: “Sot, është një ditë të veçantë për Komunitetin e martirizuar të krahinës së Çamërisë, të dëbuar barbariaht nga Grekët, para 75 vitesh.

Një pjesë e këtij komuniteti arriti në Kavajë në vitin 1945 Kavajës u stabilizua në zonën e Kavajës. Ku fillimisht janë trajtuar si refugjatë, emërtim të cilin nuk do ta pranoja, sepse ata erdhën te vëllezërit e tyre të gjakut dhe kombit. Fillimisht u sistemuan në fshatin Beden dhe në një ambjent provizor tek ish reparti ushtarak në Kavajë. Nga ku nisën jetën e tyre si të barabartë në mes të barabartëve. Edhe pse regjimi enverist, në kuadër të luftës së klasave, i ka diskriminuar sistematikisht këta njerëz punëtor e të palodhur të cilët pranuan nën zë fatin e tyre. Mirëpo, sot, 70 vite më pas, të ardhjes në Kavajë, si në periudhën moniste por edhe në atë postmoniste, askush nuk u kujtua për të shprehur respekt zyrtar për këtë komunitet. Vendimi i sotëm në vlerësim të këtij komuniteti është një hap shumë pozitiv që po ndodh këto dy vitet e fundit qoftë kjo në nivelin e pushtetit qëndror por edhe të atij lokal siç vepruam sot. Një shprehje e shenjtë thotë: “Kush nuk nuk falenderon njerëzit për mirësitë që i bëjnë nuk di të falenderojë edhe vetë Zotin”

Falenderoj Kryetarin e Bashkisë për solidarizimin në mbështetje aktive të këtij evenimenti, z. Aqif Peza, kryetarin e Këshillit të Bashkisë Kavajë për lehtësimin e proçedurave, znj. Valbona Karkini Mustafa sekretaren e Këshillit, z. Erjon Lalaj drejtorin e Kulturës për mbështetjen proçeduriale. E, në mënyrë të veçantë të gjithë këshilltarët të cilët votuan në unanimitet për projekt vendimin e paraqitur në Këshillin e Bashkisë Kavajës. Ju faleminderit!”. Tha z. Rustemi në fjalën e tij të rastit.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit