0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shoqatat bamirëse a e kanë financuar terrorizmin?

Më të lexuarat

Kush prej nesh nuk e njeh Domino’s Pizza? Është vështirë të gjesh ndokënd që nuk e njeh atë. E njëjta mund të thuhet për çdo global fast food që gjenden kudo rreth botës. Në anën tjetër është në mënyrë të barabartë është e vështirë të gjejmë dikend i cili nuk di që bilioneri amerikan i cili ka themeluar Domino’s Pizza, Tom Monaghan, dhuron një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tij shoqatave dhe organizatave dhe institucione të ndryshme katolike. Ai ka themeluar një numër shkollash katolike dhe kolegjesh misionare gjithashtu edhe një stacion televiziv me tematikë kristiane. Ai ka kontribuar shumë në aktivitetet e Kishës në Amerikën Jugore, Afrikë dhe në Azinë juglindore. Për kundër kësaj a e ka akuzuar kush atë për financim terrorizmi?

 

 

Unë kam vizituar qendrën e UNESCO-s në Hartum pak vite më parë dhe isha i habitur që pashë të shfaqur mbi një mur një pikturë të Papës duke mbajtur një kryq me një dorë ndërsa duke e vendosur tjetrën mbi kokën e një afrikani të vogël. UNESCO-ja është e supozuar të jetë një agjenci ndërkombëtare humanitare dhe jo një organizatë kristiane. Megjithatë, kush e ka guximin për tu ngritur e kundërshtuar? Njëherë ndërsa vizitoja kampet somaleze të refugjatëve në Kenia, unë u takova me një nënpunës të UNHCR-së që e pashë duke shpërndarë kopje të Biblës në Somali në qendra të ndryshme për ushqimin e grave shtatzëna dhe fëmijëve. Unë e pyeta bashkëpunëtorin e tij somalez:”Si mundet që kjo të bëhet nën hundën e një agjencie ndërkombëtare? ” Ai u përgjigj në vesh:”Hesht ose ai do të të jap edhe ty një kopje të Biblës në arabisht!” Unë nuk dua të flas këtu gjatë rreth përpjekjeve të misionarëve kristian rreth globit.

 

Mjafton të thuhet që buxhetet e disa organizatave kristiane –si Global Vision e cila vepron në 90 vende rreth botës- i kalon buxhetet e disa vendeve të botës së tretë. Dyert e shumë vende janë të hapura gjërë misionarëve kristian për të grumbulluar dhe shpërndarë lirisht fondet. Disa nga këto organizata “humanitare” – duke përmendur këtu World Council of Churches janë të njohura për furnizimin e grupeve militante kristiane me armë dhe municione përkrah ushqimit dhe ilaçeve që ata kanë qenë të supozuar të shpërndajnë. Kjo ka ndodhur në vende si Sudani, Uganda dhe Çadi. Megjithatë kush guxon të flasë për këto? Siç tashmë e kam thënë qëllimi im nuk është të shkruaj një artikull për punën e misionarëve kristian. Çfarë desha të flasë është fushata amerikane kundër shoqatave dhe oragizatave bamirëse muslimane që ka filluar që me 11 shtatorin dhe çdokush që ndjek lajmet është i informuar. Filloj si një thirrje për të ndaluar rrjedhjen e fondeve për terroristët. Pastaj një numër listash u publikuan me emrat e shoqatave bamirëse, bisneseve të muslimanëve dhe madje disa zyrtarë qeveritarë të cilët ishin të akuzuar pa as të voglën provë ose fakt për financim të terrorizmit. Disa llogari të bankave të tyre ishin bllokuar dhe disa nga pasuritë e tyre u shpronësuan.

 

Mediat arabe dhe botërore bënë një thirrje të hapur kundër kësaj fushate dashakeqëse. Pastaj vendet e botës islame një pas një ishin të urdhëruara të monitoronin aktivitetin financiar të shoqatave me aktivitet të brendshëm. Legjislacioni me shpejtësi u kalua gjë që rezultoi në margjinalizim të punës bamirëse dhe së fundi në ç’rrënjosjen e saj të tërë. Ne duhet të mbajmë në mendje kur ne lexojmë lajmet rreth Saudi National Commision for Relief dhe Charity Work Abroad. Këto do të jenë agjencitë e vetme që do të lejohen të grumbullojnë dhe të shpërndajnë të gjithë donacionet bamirëse për përdorim nga jashtë. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që aktivitetet e jashtme të të gjitha shoqatave bamirëse saudite do të shkrihen dhe do të bëhen një komitet “kombëtar” dhe e gjithë pasuria e këtyre organizatave bamirëse do të merren nga ai.

 

Një komitet i veçantë që do të prezantojë sektore të ndryshme të shoqërisë do të vendoset për të mbikëqyr këto fonde. Ky është informacioni zyrtarë që ka dalë së fundi nga zyra e ekspertëve të Këshillit të ministrave Saudit. Ne kemi një të drejtë për tu bërë merak rreth këtij vendimi veçanërisht sepse nënkupton zhdukjen e të gjithë punës bamirëse, donacion i bujarisë së vendit tonë dhe një begati për shumë njerëz të varfër kudo nëpër botë. Le ta zëmë se disa prej atyre që kanë punuar në organizata bamirëse kanë bërë gabime dhe nuk e kanë kryer si duhet punën e tyre. Nuk është e vërtetë që gabimet të jenë bërë nga çdo individ në këto shoqata apo organizata bamirëse aq të mëdha?

 

Ne duhet të shikojmë me një sy të mprehtë në gabimet e tyre dhe të reagojmë. A nuk duhet të sillemi ne në një mënyrë pozitive, të hapur dhe transparente? Pse të mos përdoren politika që do të përmirësojnë punën e shoqatave bamirëse, në mënyrë të rregulltë dhe t’I korrigjojmë problemet në vend që t’i shkatë- rrojmë këto shoqata ose t’i komandojmë ato?

 

Abdullah bin Hamdan el-Selim
Marrë nga: islamtoday.net
Përktheu: Ammar Ardit Kraja 28.5.2004

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit