Shoqata “Raf” nga Katari, shpërndau sot ndihma për 66 familje, që u prekën nga vërshimet. Sedat Rushidi, nga Shoqata ‘NUN’, e cila realizoi këtë aktivitet, bëri të ditur se ndihmat që sot u shpërndanë përfshinë orendi shtëpiake për këto familjet të cilat janë zgjidhur si më të prekura nga fatkeqësia e 6 gushtit, të vitit të kaluar.
“Sot bënë një aksion humanitar, për 66 familje për fshatin Hasanbeg, do të thotë për familjet e prekura nga vërshimetnë Hasanbeg që ndodhën vitin e kaluar, ndau orendi shtëpiake, bëhet fjalë për një divan, një frigorifer, një shporet elektrik dhe një tepih. Janë përzgjedhur disa familje të cilat kemi menduar se janë me mundësit e tyre më të vështira ekonomike”, deklaroi Sedat Rushidi, Shoqata ‘NUN’.
Ndërkaq edhe familjarët të cilat u pajisën sot me orendi, u shprehën të kënaqur për ndihmën që u është ofruar nga organizata e Katarit, përshkak se vërshimet atyre, u morën gjithë pajisjet shtëpiake.
“I falenderojmë të gjithë ata që na kanë ndihmuar, Zoti i shpërbleftë me të mira, kështu që jemi shumë të kënaqur”, tha një qytetare.
“I falenderojmë që ju ka shkuar ndër mend të na i sjellin frigoriferin, moblijet, përshkak se prej vërshimeve kemi mbetur shumë keq, na kanë ndihmuar i falenderojmë shumë”, deklaroi një qytetar tjetër.
Vërshimet e 6 gushtit prekën shumë familje, ndaj dhe pikërisht sot u përzgjodhën disa familje që më së shumti i preku kjo fatkeqësi dhe që kanë kushtet më të vështira ekonomike.