1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Shoqata e dervishlerëve shqetëson BIK-un e Podujevës (Foto)

Më të lexuarat

Bashkësia Islame në Podujevë ka apeluar që sa më parë të bëhet mbyllja e shoqatës “Sulejmanie”, e cila, sipas tyre, është duke devijuar në mësimet e islamit për fëmijët e kësaj komune.

Imami Muhamed Fazliu,i cili njëherësh është anëtar i Këshillit të BIK-ut në Poduejvë, ndërmjet një postimi në “Facebook” ka sugjeruar prindërit t’i largojnë fëmijët nga kjo shoqatë, e cila bazë ka dervishizmin e të rinjve, shkruan Indeksonline

“U bëj thirrje te të gjithë prindërve që fëmijët e tyre ti mos i dërgojnë për të mësuar kinse për fe në shoqatën e posa hapur në Podujevë të quajë “Sulejmanie” e cila ka për bazë dervishizmin e të rinjve . Komuna jonë dihet që është e pastër etnikisht , fetarisht dhe larg elementit ekstrem dhe terrorizmit .Kjo falë punës së palodhshme të gjithsej 37 imamëve dhe stafit drejtues të KBI-së në Podujevë dhe nuk kemi nevoj që të instalojmi dervishizma të llojit të vet”, ka shkruar ai.

Më tutje, ai thotë se imamët në xhamitë e tyre janë duke kryer punën e tyre të mësim besimit krahas angazhimeve dhe shërbimeve të shumta që kanë me xhematin.

“Vlen të theksohet se komuna jonë ka qenë më e suksesshmja prej të gjitha Këshillave të Bashkësisë Islame në Republikën e Kosovës sa I përket mësim besimit për vitin 2016 ku nxënësit e xhamive tona kanë qenë të parët në garat e mësim besimit në nivel qendrore të organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës

Bashkësia Islame në Podujevë është përgjegjëse për jetën fetare dhe organizimin e kurseve të mësim besimit dhe I ka të gjitha kapacitetet për jetësimin e organizimeve fetare kështu që nuk ka nevojë për dervizhizma”, thuhet në reagimin e Fazliut.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit