1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shokuese: Kjo është gjuha që përdor një gazetar ndaj koleges së tij në Kosovë

Më të lexuarat

Një studente e Jurdikut, njëherë edhe gazetare ka shokuar opinion publik me disa mesazhe private që janë shkëmbyer mes disa kolegeve portalit Insajder. Kështu thuhet një postim të bërë nga Egnesa Vitia ku ajo listuar të gjithë problemet. Njëri nga gazetarët e njohur për myslimanët Vehbi Kajtazi që më herët kishte folur keq për shumë mysliman është ai që akuzohet sipas kësaj gazetare. Ajo deri më tani ka marrë mbi 120 shpërndarje në rrjetet sociale.
Ky është postimi i saj plotë i përcjellur dhe i dokumentar me foto:

Screenshot_66 Njoftim
Unë, Egnesa Vitia – studente e vitit të tretë në Universitetin e Prishtinës, drejtimi i juridikut, njëherësh gazetare e re në fushën mediatike, tashmë, ish-punonjëse e gazetës online Insjaderi, shpreh shqetësimin tim sa i përket anës sime profesionale për këto arsye:
Ish-stafi im i dikurshëm i këtij mediumi ka cenuar të drejtën time prej punonjëse:
Jam mashtruar nga stafi, fillimisht për kontratën e punës (mungesa e kontratës) me një pagesë ndër minimale, nga e cila sipas tyre duhet zbritur në funksion të trustit pensional , mirëpo pas kontrollit në këtë institucion emri im nuk ka figuruar në listat e tyre. Ndër të tjera, rrogën e parë në këtë medium e kam marr dorë më dorë (kesh) dhe jo në xhirollogarinë bankare, ashtu siq parashihet me ligj, madje këtë rrogë e kam marr të përgjysmuar (100 euro) me justifikim se nga muaji prill do të paguhem si punëtore e rregulltë.
Duke qenë në dijeni për ligjin, mashtrim në mirëbesim, unë kam guxuar ta pranoj punën në këto kushte pasi fuqishëm besoj në drejtësi dhe funksionimin e ligjit.
Por, këtu nuk mbaron…
Përveç punës si gazetare, unë i kam ndihmuar stafit edhe në menaxhmentin e marketingut pa ndonjë këmbim financiar. Kam punuar jashtë orarit të punës dhe rrallë herë e kam shfrytëzuar pushimin e pauzës.
Të tjera:
Kryeredaktori i këtij mediumi, Vehbi Kajtazi së bashku me redaktorin Vullnet Krasniqi kanë përgojuar punën time me dyshime se s’jam e aftë për punë dhe midis të tjerash kanë cenuar integritetin tim personal.
Pa dashur ta përmendi që më kanë fyer moralisht në bisedat e tyre private në rrjetin social Facebook, të cilat jo rastësisht më janë hasur në duar.
Në bisedat e tyre private kam rezultuar të jem për ta jo më shumë se objekt seksi, madje kanë banalizuar emrin tim se “ do ta përpunojmë me ja dhanë mundësin edhe pak” që do të thotë në aspektin përfitues. Me një fjalë e konsideroj si ngacmim seksual, por në rrethana tjera.
Me përplasjen e realitetit para stafit dhe largimin tim nga puna, këta punonjës kanë insistuar që unë t’i rikthehem punës. Më kanë kërkuar falje, më kanë premtuar pagë më të lartë dhe si “bonus” ma kanë dhënë vikendin gjithmonë të lirë nga puna. Ndërsa, një gjest të tillë e quaj korrupsion dhe manipulim të hapur.
Duke u ndjerë të kërcënuar për reputacionin e tyre, ky staf mundohet të bjerë në kontakt me mua, përmes telefonatave dhe organizojnë takime private duke u munduar të më bindin të ndryshojë mendje.
Jam revoltuar dhe nuk u kam frikën, por megjithatë ndjehem e kërcënuar nga veprimet e tyre. Këta të fundit po mundohen ta njollosin emrin tim si gazetare e pavarur duke më akuzuar se mund të jem bashkëpunëtore e ndonjë grupi kriminal që ka për qëllim shkatërrimin e reputacionit të këtij biznesi.
Ftoj të gjithë gazetarët dhe organizatat qeveritare dhe jo qeveritare që mbrojnë të drejtën e punëtorit të më përkrahin dhe të më ndihmojnë që këtë çështje ta ngrijë në nivel qendror, pasi që mendoj se dikush duhet të merr masa.
Kur gazetarët e deri djeshëm bëhen “shefa” janë më të pa drejtë se ish shefët e tyre për të cilët jo rastësisht i kanë përgojuar para stafit të punonjësve.
Faleminderit!
P.s. Me respekt të veçantë për drejtorin e këtij mediumi Parim Ollurin, i cili nuk është i përfshirë në këtë mesele, besoj që ky i fundit do të marrë masa.”
Kujdes këto foto përmbajnë edhe fjalë të ndyra dhe të pista dhe ofenduese për femra.

1 2 3 4 5 6

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit