E paimagjinueshmja ndodh në Argjentinë – Arabi Saudite
Bota e futbollit ndihet e shock-uar për më të paimagjinueshmen në Katar: Leo Messi dështon përballë sauditëve.
Përfaqësuesja arabe që deri dje rrihej lehtësisht në Botërorë, sot mposhti Argjentinën dy herë kampione bote me rezultatin 2-1. Pas një 11 metërshi të ekzekutuar nga Messi, avantazhi latinoamerikan dha idenë e një fitoreje që mund të ishte e lehtë për ekipin me yje(Messi, Di Maria, Lutaro, Dybala…), por sauditët gjetën motiv e aftësi për të bërë mrekullinë për ta e tragjedinë për kundërshtarët.
Më konkretisht, në minutën e tetë u dha një penallti për Argjentinën. Natyrisht, rolin e realizuesit e mori Leo Messi dhe shënoi lehtësisht nga pika e bardhë. 1:0.
Me këtë gol, Messi barazoi Cristiano Ronaldon në listën e golashënuesve në Botëror. Të dy kanë shënuan nga shtatë gola.
Argjentinasit shënuan dhe dy gola, por të cilat u anulluan që të dy.
Deri në fund të pjesës së parë rezultati nuk ndryshoi. Mbeti 1:0 për Argjentinën.
Në pjesën e dytë vjen kthesa e pabesueshme e lojës – Arabia Saudite shënoi dy gola në pesë minuta.
Në minutën e 48-të, sulmi i parë serioz saudit dhe shënon Salah Al Shehri.
Pesë minuta më vonë është Al Dawsari që shënoi një gol të bukur, duke kaluar në avantazh. Ndodhi kjo në minutën e 53-të. Që nga ky çast sulmet argjentinase s’rreshtën.
Gjyqtari e zgjati ndeshjen për tetë minuta, por “autobusi” i parkuar para portës së Arabisë Saudite i rezistoi të gjitha sulmeve dhe rezultati mbeti 2:1.
Kështu, në historinë e Botërorëve të futbollit, shënohet një nga rezultatet më befasuese, me protagonist sauditët, kurrë ndonjëherë me shkëlqim në futboll. /tesheshi.com/