Në mënyrë solemne u bë përcjellja e gjeneratës së XV. Në këtë manifestim të pranishëm ishin: Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetai, Muftiu i Muftinisë së Tetovës Prof. Dr. Qani Nesimi, Drejtori i Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim ef. Idrizi, drejtori i sektorit fetaro arsimor pran BFI Jusuf ef. Zimeri, Sekretari i Medresesë mr. Lutfi Nexhipi, administratoret e paraleleve të Medresesë, profesorë dhe profesoresha, prindër, nxënës dhe shumë dashamir të kësaj vatre fetare edukative arsimore.
Programi filloi më ashere nga prof. Nermin Emini, më pas me fjalimet e tyre u paraqitën administratorja e paraleles së shtrirë Tetovë prof. Barije Shabani, Drejtori i Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim ef. Idrizi, Muftiu i Muftinisë së Tetovës Prof. Dr. Qani Nesimi, Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetai ku përgëzoi nxënëset për suksesin e tyre dhe përgëzoi profesoreshat e medresesë për mundin e tyre që e kanë dhënë në edukimin e gjeneratave të reja. Të gjithë maturanteve ju shpërndan mirënjohje.
Edhe një përjetim i bukur në ambientet e medresesë nga nxënëset, familjarët, stafi arsimor dhe gjithë të pranishmit.
Medreseja vazhdon rrugëtimin e saj drejt shtigjeve të reja dhe sukseseve!
Urime maturanteve!