Edhe gjate kësaj jave vazhdoi realizimi i programit gjatë muajit të bekuar me nxēnëset e “Medresesë Isa Beu” paralelja Gostivar, në xhamiat e fshatit Çajl, Çegran, Forinë, Balindoll, Negotinë, xhamia e Lejthisë në qytetin e Gostivarit
Një grup nxënësesh, të udhëhequra nga prof. Ramije Asani, prof. Azra Selimi Sheapi dhe prof. Sherije Xhaferri, qëndruan në vizitë në territorin e Myftinisë së Kërçovës Grupi i nxënëseve u mirëpritën nga administrata e Myftinisë, dhe fillimisht vizituam xhaminë “Sulltan Bejazit” në qendër të qyetit nga ç’vend u njoftuam me historikun e xhamisë nga imami Imer ef. Jusufi. Më pas vazhduam në vizitë në Xhaminë katër Halifët, dhe pas kësaj vizituam xhaminë e komunës së Pllasnicës. Pas vizitave të Xhamive, bashkë me profesoreshat, vizituan Qendrën Përkujtimore “Nëna Shqiptare” në Zajaz, duke u njoftuar me këtë vend rekreativo-historik, për të kuptuar vlerën e nënës dhe sakrificës.